LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Kjo formë e organizimit të zgjedhjeve në veri nuk i bën ato legjitime

Ymeri: Kjo formë e organizimit të zgjedhjeve në veri nuk i bën ato legjitime

Analisti, Visar Ymeri ka thënë se forma legale e organizimit të zgjedhjeve në veri nuk do të thotë legjitimitet politik.

Në RTV Dukagjini, Ymeri ka theksuar se nuk mund ti quajmë ato zgjedhje të suksesshme edhe nëse nuk kemi probleme të sigurisë, në lidhje me zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në katër komunat veriore më 23 prill.


”Kjo formë e organizimit të zgjedhjeve natyrisht nuk i bën ato legjitime, natyrisht edhe në syrin e ndërkombëtare e as me pak në sytë e shteteve të tjera që janë në partneritet me Republikën e Kosovës. Dhe në këtë drejtim nuk mund ti quajmë ato zgjedhje të suksesshme edhe nëse nuk kemi probleme të sigurisë”, ka thënë Ymeri.

Tutje, Ymeri ka theksuar se çështja e zgjedhjeve në veri, është dashur të diskutohej në Ohër në procesin e negociatave.

”Mos mbajtja e zgjedhjeve e ka ndikimin e vet te procesi negociator”, ka shtuar tutje ai.

”Unë konsideroj që kjo çështje është dashur të diskutohej në Ohër, në procesin e negociatave. Në të cilin do të merremi vesh se si do të organizohej zgjedhjet ashtu siç i parasheh ligji dhe kushtetuta. Mos mbajtja e zgjedhjeve e ka ndikimin e vet te procesi negociator. Sepse edhe nëse duam që ta përshpejtojmë procesin e themelimit të asociacionit, siç po insiston qeveria në Beograd.  Prapë pa zgjedhje nuk mund të bëhet, Sepse kuvendi, themeluesi i asociacionit, sipas marrëveshjeve të kaluara, përbëhet nga delegatët që vijnë nga asambletë komunale” ka thënë Ymeri.

Në trend Lajme

Më shumë
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi

NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi

Lajme
Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Siguri
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?

Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?

Siguri
Asambleja Parlamentare e NATO-s thirrje për shtim të bashkëpunimit me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor

Asambleja Parlamentare e NATO-s thirrje për shtim të bashkëpunimit me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor

Siguri
Kush është Enver Sekiraqa i cilësuar si “gangsteri” i Prishtinës?

Kush është Enver Sekiraqa i cilësuar si “gangsteri” i Prishtinës?

Drejtësi
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Kalo në kategori