Banorët e Ohrit shtojnë rezistencën ndaj kërkesave të UNESKO-s për ndërtimet e paligjshme.
Në prag të vizitës së misionit të Organizatës Botërore për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të rajonit, kryeatri i Ohrit Kirill Pecakov thotë se vendosja eventuale e Ohrit në listën e zonave të rrezikuara do të ketë ndikim serioz në ekonominë e qytetit. Kur thotë rezistencë, Pecakov thotë se ka parasysh kriteret strikte të vendosura nga UNESCO. Ohri, thotë ai, duhet të zhvillohet dhe të jetojë me diçka.
“Këtu ulet pragu i tolerancës për durim tek qytetarët. Kur flasim UNESCO, UNESCO, UNESCO, dhe nga ana tjetër kemi respektuar gjithçka. E kam fjalën për qytetarët, ata kanë problem… Rruga e shpejtë për në Shën Naum kur flasim për të, i njëjti varg malor janë Dolomitet në Itali. Atje nuk është një rrugë, atje masivi është mbushur me rrugë. Dua të them se ka zona që janë nën mbrojtjen e njëjtë ose të ngjashme nga UNESCO, por ato trajtohen ndryshe”, deklaroi Kiril Pecakov-kryetar i Ohrit.
Kundër kësaj po ndërtohet teleferiku në Kotor në Malin e Zi, i cili po ashtu është nën mbrojtjen e UNESCO-s, thotë Petsakov. Një projekt i njëjtë në vendin tonë për ndërtimin e një qendre skijimi në malin e Galiçicës, afër Ohrit, u ndërpre me rekomandimin e UNESCO-s.
“Është fakt i pamohueshëm se për realizim nevojiten mjete serioze, pra për përmbushjen e rekomandimeve dhe masave të caktuara që kanë të bëjnë me UNESCO-n dhe vetë Ohri ka mundësi, nuk mund ta bëjë këtë”, u shpreh Kiril Pecakov, kryetar i Ohrit.
Ekipi i UNESCO-s do të kontrollojë në vend se çfarë është bërë në lidhje me rekomandimet e tyre prej para më shumë se dy viteve, në mënyrë që rajoni të mos përfundojë në listën e zonave të rrezikuara./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend