LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku shtron iftar për BIK-un: Gjithmonë janë shquar për vlera humane

Abdixhiku shtron iftar për BIK-un: Gjithmonë janë shquar për vlera humane

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pritur për iftar Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtorë.

Me këtë rast, Abdixhiku tha se këto ditë të fundit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë luten për agjërim të pranuar dhe të dalin nga ky muaj të pasuruar shpirtërisht.


“Le të shërbejnë këto ditë për të dhënë mesazh për më shumë solidaritet, tolerancë dhe paqe në vendin tonë”.

“Qytetarët e Kosovës gjithmonë janë shquar për vlera humane, vëllazërore dhe solidariteti, duke u dëshmuar si shoqëri që respekton njëri-tjetrin e ndanë me ata në nevojë – prandaj, le të vazhdojmë t’i mbajmë këto vlera edhe përtej këtij muaji të shenjtë”, u shpreh Abdixhiku.

Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi në mbrëmje.

Por ky muaj është shumë më tepër se thjesht agjërim.

Bamirësia është shumë e rëndësishme për Islamin, dhe akoma më shumë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Një nga shtyllat kryesore të Islamit është detyrimi që të pasurit duhet tu dhurojnë një shumë të caktuar, monetare apo ushqimore, të varfërve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori