LAJMI I FUNDIT:

BE-ja kundër Polonisë dhe Hungarisë për drithërat e Ukrainës

BE-ja kundër Polonisë dhe Hungarisë për drithërat e Ukrainës

Komisioni Evropian ka hedhur poshtë vendimin e Polonisë dhe Hungarisë për ndalimin e importimet të grurit të Ukrainës.

Të dyja vendet thanë se masat ishin të nevojshme për të mbrojtur sektorët e tyre bujqësor nga importet e lira.


ISW: Rusia do të rekrutojë ushtarë në rajonin e Luhanskut
Lexo po ashtu ISW: Rusia do të rekrutojë ushtarë në rajonin e Luhanskut

Ndalimi vlen për drithërat, produktet e qumështit, sheqerin, frutat, perimet dhe mishin dhe do të jetë në fuqi deri në fund të qershorit.

Komisioni tha se nuk u takon shteteve anëtare individuale të bëjnë politikën tregtare, raporton bbc.

Ndërsa Komisioni ka thënë se lëvizjet e njëanshme nuk do të tolerohen, ai ende nuk ka specifikuar se çfarë masash do të marrë kundër Polonisë dhe Hungarisë.

“Në kohë të tilla sfiduese, është thelbësore që të koordinohen dhe të përafrohen të gjitha vendimet brenda BE-së”, tha zëdhënësi i saj në një deklaratë.

Shumica e grurit ukrainas eksportohet nëpërmjet Detit të Zi, por pushtimi i Rusisë vitin e kaluar ndërpreu rrugët e eksportit dhe rezultoi në sasi të mëdha të drithërave që përfundonin në Evropën Qendrore.

Një marrëveshje me Rusinë, e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, i lejon Ukrainës të vazhdojë eksportet përmes detit – por Ukraina akuzon Rusinë për ngadalësimin e procesit me inspektime të stërzgjatura.

Mizoritë e Putinit nuk ndalen as të dielën e Pashkëve Ortodokse, ushtria e tij bombardon kishën në Ukrainë
Lexo po ashtu Mizoritë e Putinit nuk ndalen as të dielën e Pashkëve Ortodokse, ushtria e tij bombardon kishën në Ukrainë

Polonia dhe Hungaria njoftuan masën të shtunën. Vendimi erdhi pas ankesave nga fermerët vendas, të cilët thanë se po dëmtoheshin nga drithërat më të lirë ukrainas që përmbytën tregjet e tyre.

Ndryshe, ministrat polak dhe ukrainas do të takohen të hënën për të diskutuar çështjen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Amerika
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Azia
Kalo në kategori