Banorit të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejllit, rreth një muaj më parë i është hapur një fondacion online.
Ky GoFundMe për artistin shkodran bëri bujë të madhe që u hap nga nëna e tij Angjelina dhe motra e tij, Ina Ejlli.
Llogaria ndërkohë grumbulloi mijëra euro për një kohë të shkurtër, pavarësisht se ngjalli polemika të shumta.
Në lidhje më këtë së fundmi është publikuar një video në ‘Fan Club’, ku këngëtari ka mësuar për fondacionin që i është hapur.
Atij i është njoftuar nga produksioni për GoFundMe, personat që e kanë hapur dhe se përse u bë një gjë e tillë.
Luizi tha se është kategorikisht kundër kësaj që të përdoret imazhi i tij, derisa është akoma brenda.
Mes shumë gjërave, konkurrenti kërkoi që të mbyllet dhe të mos përdoret fare emri i tij për mbledhje fondesh.
“Para për mua, po për çfarë. E para e punës numri i llogarisë aty ku është. Do të isha dakord sikur kjo iniciativë të përdorej në këtë mënyrë që po e them tani fjalë për fjalë që do të thotë; të përdorej imazhi im, emri im që ato fonde të mblidheshin dhe unë t’i jepja, pra thjesht t’i mbaja t’i mblidhja t’i jepja për një familje në nevojë për një sëmundje, rast, një emergjencë. Në këtë mënyrë do të pranoja”, u shpreh ai.
“Por, për përfitime personale unë si Luiz jam kategorikisht kundër dhe nuk pranoj të përdoret as imazhi im as emri im qoftë nga familjarët e mi qoftë nga kushdo tjetër. Ju them që nëse nesër unë dalë jashtë dhe nuk e kam mundësinë ku me u strehu, unë do e bëj thirrjen vetë. Duke qenë këtu i izoluar duke qenë i mbyllur për arsye të formatit, rregullores, të gjitha unë nuk jam në dijeni se çfarë bëhet jashtë, si mund të interpretohet dhe nuk dua të kem kështu problemesh që të ndikojnë pozitivisht apo negativisht. Të ndalohet të mos përdoret fare për mbledhje fondesh imazhi im, emri im për sa kohë jam këtu brenda. Dy gjëra, të merret sa më shpejt Instagrami dhe të mbyllet Go Fund”, theksoi mes shumë gjërash Ejlli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania
Mark Lester: Unë jam babai i fëmijëve të Jackson
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet