LAJMI I FUNDIT:

Danezët shohin nga afër Burgun e Gjilanit

Danezët shohin nga afër Burgun e Gjilanit

Ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë bashkë me deputetët e Komisionit për Legjislacion të Parlamentit danez..

Ai sot gjatë ditës bashkë me homologen e tij kosovare Albulena Haxhiu, e vizituan Burgun e Gjilanit, të cilën shteti danez e ka kontraktuar për ta marrë me qera, për t’i transferuar 300 të burgosur.

Hummelgaard nga afër i pa edhe hapësirat e këtij burgu.


“Në veçanti u njoftuan lidhur me trajtimin e të burgosurve, trajtim ky i cili është në përputhje të plotë me respektimin e standardeve ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Nga marrëveshja me Danimarkën thuhej se Kosova do t’i përfitojë 200 milionë euro.