Kryetarja e Gjykatës së Kumanovës kolegët shqiptarë i thërret “shiptari”
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga kërkon nga Këshilli Gjyqësor që të ndërmerr masa në përputhje me ligjin dhe të përcaktojë përgjegjësinë e ushtrueses së detyrës kryetare e Gjykatës Themelore në Kumanovë, Snezhana Manev. Kërkesa e Llogës bazohet në raportin nga vizita e punës që kanë kryer anëtarët e Këshillit Gjyqësor më 1 shkurt të këtij viti.
Në raport mes shkeljeve të shumta, procedurave jo ligjore dhe sistemimit jo adekuat është konstatuar edhe qasja nacionaliste dhe nënçmuese e kryetares Manev e cila ndaj gjykatësve shqiptarë përdor terme si “shiptari, të paaftë” dhe “gjedhe”. Lloga ka potencuar shqetësimin e tij për mos veprimin e Këshillit Gjyqësor pavarësisht shqyrtimit të raportit dhe kalimit si pikë e rendit të ditës pikërisht një muaj më parë.
Kërkesa e ministrit të Drejtësisë drejtuar Këshillit Gjyqësor:
“Theksoj domosdoshmërinë e ndërmarrjes së reagimit më të mprehtë dhe masave të duhura për të përcaktuar përgjegjësinë dhe për të sanksionuar këtë lloj sjellje dhe për të inkurajuar gjuhën e urrejtjes në bazë kombëtare”.
Në rast se nuk ndërmerren masa konkrete, Lloga i kërkon Këshillit Gjyqësor që në komunikimin e ardhshëm të përdorin qasjen e Manevës.
Kërkesa e ministrit të Drejtësisë drejtuar Këshillit Gjyqësor:
“Nëse gjendja e cekur mbetet e pandryshuar, shprehimisht ju kërkoj që në korrespondencën dhe komunikimin e ardhshëm me mua si ministër i Drejtësisë, të më drejtoheni duke përdorur të njëjtin fjalor dhe terminologji që përmbahen në pretendimet nga raporti i vizitës së punës”.
Raporti si dokument publik ndodhet në faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor. Në faqen 9 dhe 10 qasja e Manevës konstatohet në raport zyrtar.
Raporti i Këshillit Gjyqësor për vizitën në Gjykatën e Kumanovës:
“Veç tjerash në raste të caktuara përdorë nënçmime në baza kombëtare, konkretisht kualifikime se gjykatësit shqiptarë janë bërë “shiptari të paaftë”, ndërsa gjykatësit e tjerë etiketohen si “i çmendur” dhe “e çmendur”, ndërsa të punësuarve në gjykatë i referohet me “gjedhe”.
Veçmas fyerjeve, nënçmimeve dhe kualifikimeve në baza kombëtare raporti konstaton edhe shkelje ligjore për cilat gjykatës të tjerë kanë përfunduar në burg.
Konstatimet nga Raporti i Këshillit Gjyqësor për vizitën në Gjykatën e Kumanovës:
Zvarritje dhe verifikim i lëndëve në mënyrë jo të rregullt dhe jo të përditësuar në AKMIS.
Të respektohet shpërndarja në sistemin AKMIS, të ketë dëshmi për ndryshimin e gjykatësve, të sqarohen arsyet pse disa gjykatës nuk janë në sistemin AKMIS dhe pse janë anashkaluar nga shpërndarja e lëndëve në mënyrë automatike…”.
Ndaj qasjes së Manevës të punësuarit ishin ankuar edhe paraprakisht përmes një letre publike adresuar në Këshillin Gjyqësor. Në të ishin potencuar frika dhe pasiguria e të punësuarve dhe fati i tyre. Për qasjen e Manevës përveç Këshillit Gjyqësor, janë njoftuar edhe ambasadat e huaja në vend, ndërkohë gjendja e konstatuar në raport është adresuar edhe në Qeveri e cila mban llogari për zbatimin e reformave në gjyqësor./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje