LAJMI I FUNDIT:

Valverde thyen heshtjen dhe reagon pasi e grushtoi futbollistin e Villarrealit

Valverde thyen heshtjen dhe reagon pasi e grushtoi futbollistin e Villarrealit

Real Madridi ka pësuar humbje shokuese 2-3 të shtunën 2-3 nga Villarreali në Santiago Bernabeu.

Por humbja e Los Blancos u la në rend të dytë pas asaj që ndodhi pas ndeshjes, kur mesfushori uruguaian Federico Valverde grushtoi futbollistin e Villarrealit, Alex Baena.

Mediat spanjolle kanë raportuar se e gjithë ngjarja ndodhi pasi ylli i Villarrealit i kishte thënë në Kupën e Mbretit kur u përballën dy skuadrat disa fjalë të rënda mesfushorit madrilen.


Dalin pamje të reja nga tentimi i dëshpëruar i Valverdes për ta grushtuar Baenan në fushë
Lexo po ashtu Dalin pamje të reja nga tentimi i dëshpëruar i Valverdes për ta grushtuar Baenan në fushë

Tani ka ardhur reagimi i 24-vjeçarit i cili është prononcuar shkurtimisht për ngjarjen e ndodhur.

Valverde ka thënë se nuk dëshiron të flasë shumë, por i vije keq për gjithën që ndodhi.

Baena denoncon Valverden në policinë spanjolle
Lexo po ashtu Baena denoncon Valverden në policinë spanjolle

“Jo, nuk dua të flas për këtë ngjarje. Më vjen keq për çfarë ndodhi. Kërkoj falje”, ka thënë Valverde shkurtimisht.

Baena e ka denoncuar rastin në policinë spanjolle, derisa mbetet të shihet se çfarë dënimi do të marrë mesfushori i Real Madridit. /Telegrafi/