LAJMI I FUNDIT:

Lansohen përditësimet iOS 16.4.1 dhe iPadOS 16.4.1 – marrin rregullime të shumta

Lansohen përditësimet iOS 16.4.1 dhe iPadOS 16.4.1 – marrin rregullime të shumta

Apple lansoi përditësimet “iOS 16.4.1” dhe iPadOS 16.4.1 për përdoruesit e tyre, dhe tani ju edhe mund të keni pranuar njoftime në lidhje me këto përditësime tek iPhone-i ose iPad-i juaj.

Kjo mund të ketë ndodhur pasi që Apple përditësime të tilla i shpërndanë për të gjithë në të njëjtën kohë.

Nëse ju jeni përdorues të këtyre pajisjeve, atëherë duhet ta instaloni përditësimin sa më shpejt të jetë e mundur, pasi vjen me rregullime për disa dobësi aktive, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.


Dobësia e IOSurfaceAccelerator i lejoi një aplikacioni të ekzekutonte kod arbitrar me privilegje “kernel”, ndërsa ajo WebKit mund të lejonte përmbajtjen e uebit të krijuar me qëllim të keq të ekzekutonte kodin.

Për më tepër, lansimi rregullon një problem që shkaktoi që Siri të mos përgjigjet në disa raste.

Ky përditësim padyshim se nuk është më kryesori, por është e rëndësishme që të instaloni atë në mënyrë që të mos jeni të ekspozuar ndaj asnjë prej dobësive të lartpërmendura. /Telegrafi/