LAJMI I FUNDIT:

Chukwueze ishte i papërmbajtshëm ndaj Real Madridit, ylli i Villarrealit shënoi dy supergola – Nacho ‘viktima’ e tij

Chukwueze ishte i papërmbajtshëm ndaj Real Madridit, ylli i Villarrealit shënoi dy supergola – Nacho ‘viktima’ e tij

Sulmuesi nigerian, Samuel Chukwueze ishte i papërmbajtshëm në fitoren e Villarrealit ndaj Real Madridit të shtunën mbrëma.

Villarreali fitoi me rikthim 3-2 ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.


Më meritori për këtë fitore të “Nëndetëses së Verdhë” ishte padyshim sulmuesi nigerian, Chukwueze, i cili shënoi dy gola.

Notat e lojtarëve, Real Madrid 2-3 Villarreal: Chukwueze shkëlqen në ‘Santiago Bernabeu’
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Real Madrid 2-3 Villarreal: Chukwueze shkëlqen në ‘Santiago Bernabeu’

Përveç kësaj, Chukwueze ishte i papërmbajtshëm duke bërë shumë driblime dhe vetë golat erdhën pas disa driblimeve.

Goli i parë i 23-vjeçarit erdhi në minutën e 39-të, ku pas një topi në zonë arriti ta driblojë pamëshirshëm Nacho Fernandezin brenda zonës, ndërsa portieri Thibaut Courtois nuk pati asnjë shans për ta pritur.

Për golin e dytë, Chukwueze (80’) përsëri bëri disa lëvizje të mira jashtë zonës, ndërsa pas shmangies së kundërshtarëve dha një goditje të fortë nga distanca duke çuar topin në këndin e sipërm të anës së majtë të Courtois për golin e fitores 3-2.

Me këtë dy gola, ylli nigerian ka shkuar në kuotën e gjashtë golave dhe gjashtë asistimeve deri tani në La Liga. /Telegrafi/