LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich i falet supergolit të De Ligt

Bayern Munich i falet supergolit të De Ligt

Bayern Munich ka shënuar fitore si mysafir ndaj Freiburg me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 27-të të Bundesligës.

Bavarezët edhe pse kishin shumë raste në pjesën e parë nuk ia dolën të shënonin.

Serge Gnarby, Sadio Mane dhe Benjamin Pavard provuan të shënonin në këtë pjesë lojë.


Me të filluar pjesa e dytë, Matthijs de Ligt me një goditje nga distanca arriti të shënojë për 1-0.

https://twitter.com/eurofootcom/status/1644712948785463297

Freiburgu u mundu të barazojë rezultatin dhe ishte afër me Roland Sallain, por nuk ia doli.

Me këtë fitore Bayern Munich mbetet me 58 pikë, ndërsa Freiburg është i katërti me 47 pikë. /Telegrafi/