Bekteshi: Të martën do të ketë rritje të çmimeve të ngrira të disa pemëve dhe perimeve
“Një pjesë e produkteve me çmime të ngrira do të shtrenjtohen, për shkak se është shtrenjtuar importi”, njoftoi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Ai tha se të martën e javës së ardhshme do të ketë korrigjime në disa prej çmimeve pasi kanë konstatuar se importuesit kanë raportuar çmime më të larta në Drejtorinë Doganore.
“Aq sa janë rritur çmimet e importit të produkteve të caktuara, do të rritet në përqindje edhe çmimi i ngrirë. Nëse ka ulje të çmimeve që janë paraqitur në Drejtorinë Doganore, çmimi i atij produkti do të ulet në përqindje të asaj uljeje. Nëse është njëjtë, edhe çmimi do të mbetet e njëjtë. Në përgjithësi importet tona janë nga Greqia, Turqia, Shqipëria dhe Serbia, dhe duke iu referuar çmimeve të reja, të cilat raportohen në Drejtorinë Doganore, të martën e ardhshme Qeveria do të rishikojë çmimet e ngrira”.
“Rritje shumë të vogël do të ketë në disa produkte, siç është çmimi më i lartë i këtyre produkteve, por nuk do të ketë çmime me pakicë si dhjetë ditë më parë kur ishin rreth 130-140 denarë, pastaj shkuan deri në 150 e lart. Çmimi i pemëve dhe perimeve për produktet që janë përmendur në vendim nuk do të jetë më i lartë se 100 denarë, për çka do ta informojmë më tej opinionin”, tha Bekteshi.
Qeveria para tri ditësh mori vendim me të cilin domatet nuk mund të shiten më shumë se 70 denarë, kastraveci nuk mund të shitet më shumë se 75 denarë dhe qepa nuk mund të shitet më shumë se 60 denarë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri