LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi shkatërron Barcelonën në El Clasico dhe kalon në finale – Karim Benzema shënoi het-trik

Real Madridi shkatërron Barcelonën në El Clasico dhe kalon në finale – Karim Benzema shënoi het-trik

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Barcelonës me rezultat 4-0 në ndeshjen kthyese të Kupës së Mbretit.

Ndeshjen e parë e kishte fituar Barcelona me rezultat 1-0 në ‘Santiago Bernabeu’, që kështu me rezultat  të përgjithshëm prej 4-1 mbretërit kalojnë tutje.


Barcelona kërkoi penallti në start pas një loje me dorë nga David Alaba, por gjyqtari heshti, ndërsa pas tij rrezikoi me Sergio Roberton, por pa sukses.

Rodrygo e kishte rastin e parë për Real Madridin, por gjuajtja e tij u ndal nga mbrojtja.

Krejt pa u mbyllur pjesa e parë në skenë doli Vinicius Junior që shënoi nga afër për 1-0.

Me të filluar pjesa e dytë në skenë doli Karim Benzema që shënoi për 2-0 me një goditje të bukur brenda zonës.

Në minutën e 58-të, Real Madridi fitoi penallti dhe ishte sërish Benzema që shënoi për 3-0.

Het-triku i Karim Benzemas në ndeshjen derbi ndaj Barcelonës u vendos në minutën e 81-të për 4-0.

Me këtë fitore Real Madridi shkruan emrin në finale, ku do të takohet me Osasunan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori