LAJMI I FUNDIT:

Osmani: “KVAD Ballkani Perëndimor” nuk kërcënon “Ballkanin e Hapur”

Osmani: “KVAD Ballkani Perëndimor” nuk kërcënon “Ballkanin e Hapur”

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se platforma “KVAD Ballkani Perëndimor” përfaqëson një forum joformal, autentik dhe “në asnjë mënyrë nuk lidh apo kërcënon asnjë iniciativë rajonale, veçanërisht jo Ballkanin e Hapur apo Procesin e Berlinit”.

“Bëhet fjalë për avancimin e harmonizimit të plotë të politikës së jashtme të katër vendeve (Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi) me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian”, tha Osmani për “Politika” serbe.

Ai gjithashtu theksoi se “shpesh përmend faktin se në rajon ka më shumë se 70 nisma rajonale dhe secila ka arsyetimin dhe rëndësinë e vet”.


Platforma është krijuar nga Osmani, ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti dhe këshilltari për politikë të jashtme i kryeministrit të Malit të Zi, Gjorge Raduloviq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori