LAJMI I FUNDIT:

Avokati Gashi: Nëse Rama mbështet Thaçin, nuk duhej të takohej me Vuçiqin ditën e gjyqit

Avokati Gashi: Nëse Rama mbështet Thaçin, nuk duhej të takohej me Vuçiqin ditën e gjyqit

Avokati Tomë Gashi, i cili foli rreth gjyqit që po zhvillohet për ish-anëtarët e UÇK-së ku po gjykohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kritikoi kryeministrin Rama për takimin që ky pati me presidentin e Serbisë.

Sipas Gashit, nëse Rama e përkrahë Hashim Thaçin do të duhej që të paktën në ditën e nisjes të gjyqit kundër tij të mos takohej me Aleksandar Vuçiqin.

Avokati iu referua kështu takimit mes kryeministrit shqiptar dhe presidentit Serb të zhvilluar në Itali në të njëjtën ditë kur u çel edhe seanca e parë e gjyqit për krerët e UÇK-së.


“Dua të them diçka jashtë temës së sotme, por që nuk mund të rri pa e thënë nëse zoti Edi Rama përkrah Hashim Thaçin dhe pjesëtarët e UÇK-së që fatkeqësisht gjenden në Gjykatën Speciale në Hagë atëherë së paku ditën që fillon ky gjykim nuk do duhet të takohej me Vuçiqin”, tha avokati Tomë Gashi në Euronews Albania.