LAJMI I FUNDIT:

Klubi “Car Borisi III” fshihet nga Regjistri Qendror

Klubi “Car Borisi III” fshihet nga Regjistri Qendror

Klubi bullgar “Car Boris III” nga Ohri është fshirë nga Regjistri Qendror, pasi më herët ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka nënshkruar vendimin që shoqatës i ndalon përdorimin e emrit të këtij personi kontrovers.

Ministri Lloga nënshkroi rezolutën për mospërputhje në bazë të mendimit negativ të marrë nga Komisioni për përdorimin e emrave personalë për përdorimin e emrit “Car Boris III” në emër të Shoqatës për Afirmimin e Vlerave Kulturore të bullgarëve në Maqedoni.


Ministria e Drejtësisë bëri me dije se Komisioni konsideron se emërtimi i mundshëm i shoqatës me një emër të tillë shkakton tensione dhe intolerancë në mbarë shoqërinë maqedonase dhe se ata veprojnë në përputhje me dispozitat e Ligjit për shoqata dhe fondacione duke marrë parasysh mendimin e Komisionit dhe më pas njoftoi se Vendimi do t’i dorëzohet Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut për përpunim të mëtutjeshëm./Telegrafi/