Kalanderi: Kompania ‘Liri’ prodhon mbi 100 produkte dhe është fabrika më e madhe në tregun e Kosovës
Filluar në vitin 1985 si biznes familjar, tashmë kompania Liri që ofron mbi 100 produkte unike, është shndërruar në fabrikën më të madhe në tregun e Kosovës për prodhimin e produkteve ushqimore.
Drejtori ekzekutiv Liridon Kalanderi në një intervistë për Telegrafin me redaktorin e ekonomisë Albert Spahiu, thotë se në fabrikë janë të punësuar 200 persona.
“Liri ka filluar nga viti 1985, babai Ismet Kalanderi është themeluesi i brendit Liri, përndryshe gjyshi ka filluar që nga viti 1948. Kryesisht është biznes familjar, ku ne jemi gjenerata e katërt”, tha Kalanderi.
Ai tregon se puna e këtij biznesi kishte nisur me bonbone, llokuma dhe karamele.
“Në çdo biznes fillimet janë të vështira. Kur kanë filluar ka qenë vetëm babai, nëna dhe një motër si punëtorë, pra më 1985. Pastaj, me shumë vështirësi, është nisur me bonbone, llokuma dhe karamele”, tregon ai.
Video-montazha: Korab Basha/Telegrafi
Duke treguar pajisjet e shfrytëzuara dikur, që janë të ekspozuara në muzeun e kompanisë, Kalanderi shpjegon se si ishin përdorur këto makineri.
“Kemi pasur shumë qejf të qëndrojmë shumë në punëtori, që ka qenë në shtëpi, si unë, vëllai dhe motra. Janë shumë makineri, kryesisht kur ka filluar babai në atë kohë, që ka filluar para 1983 e 1985, kur kanë qenë bizneset e para”, shpjegon Kalanderi.
Sipas tij, produktet e Lirit janë të shtrira në të gjitha marketet e Kosovës.
“Jemi të shtrirë në të gjitha marketet, pra rreth 2,500 marketet e Kosovës. Liri e bënë distribucionin, e kemi edhe logjistikën, veçmas e kemi edhe prodhimin”, thotë ai.
Kalanderi shprehet se ka kërkesa për eksport, por se ka edhe rritje të konsumit të prodhimeve vendore.
“Kemi shumë kërkesa për eksport. Po ashtu, për momentin është rritur edhe konsumi brenda Kosovës, falë kauzës mos blini prodhime serbe dhe më të vërtet është rritur konsumi i të gjitha produkteve”, shpjegon Kalanderi.
“Liri aktualisht ka mbi 200 punëtorë. Kemi plan që ta zgjerojmë linjën e shtrudëleve, që do të jetë e tëra automatike, e që është teknologjia e fundit”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Opozita kundërshton Projektbuxhetin e 2025-ës, e cilësojnë planifikim kriminal
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme