“Tensionet do të rriten” pasi Finlanda të anëtarësohet në NATO, ka paralajmëruar ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të Britanisë, Gjenerali Lord Richard Dannatt.
Paralajmërimi i tij vjen pasi Finlanda do të bëhet sot anëtarja e 31-të e NATO-s.
Veç kësaj, ai ka thënë për Sky News se pret që NATO të bëjë dislokime parandaluese përgjatë kufirit finlandez rreth 1300 kilometra me Rusinë, përcjell Telegrafi.
Udhëheqësit perëndimorë duhet të theksojnë se NATO është thjesht një pakt mbrojtës, tha ai.
Ai shpjegoi: “Putini mund të përpiqet t’i tregojë popullit të tij se NATO po zgjerohet – teknikisht kjo është e saktë – por pse po zgjerohet?
“Për shkak se ekziston një shqetësim në rritje midis vendeve si Finlanda dhe Suedia se Rusia përfaqëson një kërcënim për ta dhe prandaj nuk është e paarsyeshme që këto dy vende të kërkojnë mbrojtjen e përgjithshme të ombrellës së NATO-s”.
Në përgjigje të masës, Rusia ka thënë se do të forcojë kapacitetin e saj ushtarak në rajonet perëndimore dhe veriperëndimore, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA.
“Do të ketë tensione dhe sigurisht ato tensione do të rriten, çuditërisht, kur në një moment në të ardhmen vendet e tjera të NATO-s do të bëjnë dislokime parandaluese në territorin finlandez përgjatë kufirit rus”, citohet të ketë thënë Lord Dannatt.
Në anën tjetër, Finlanda sjell “mbështetje morale” për NATO-n, në vend të kapacitetit ushtarak, shtoi ai.
Ai tha se vetë aleanca po merr përgjegjësi shtesë, por është gjëja e duhur për t’u bërë dhe ai është “personalisht i kënaqur” që një gjë e tillë ka ndodhur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
Çfarë dimë deri tani rreth përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?