LAJMI I FUNDIT:

NASA për herë të parë zgjedhë një grua dhe një afro-amerikan, si astronautë për fluturimin rreth Hënës

NASA për herë të parë zgjedhë një grua dhe një afro-amerikan, si astronautë për fluturimin rreth Hënës

Sot, agjencia amerikane e hapësirës NASA zgjodhi një grua dhe një burrë afrikano-amerikan si astronautë për misionin hënor, për herë të parë si pjesë e një ekipi prej katër anëtarësh që do të marrë pjesë në fluturimin e parë me njerëz rreth Hënës në më shumë se 50 vjet.

Christina Koch, një inxhiniere që tashmë mban rekordin për fluturimin më të gjatë të vazhdueshëm nga një grua në hapësirë, është përzgjedhur për të marrë pjesë në misionin Artemis II, i cili do të pilotohet nga Victor Glover, një anëtar i marinës amerikane, transmeton Telegrafi.


Glover, i cili mori pjesë në fluturimin e dytë të kapsulës së Crew Dragon të SpaceX, do të bëhet astronauti i parë afrikano-amerikan i dërguar ndonjëherë në një mision hënor.

Dy anëtarët e mbetur të ekuipazhit janë Jeremy Hansen, kanadezi i parë i zgjedhur për të fluturuar në Hënë dhe Reid Wiseman, një veteran i Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, ​​i cili është emëruar komandant i misionit Artemis II.

Ekuipazhi u prezantua në një konferencë shtypi në Houston në Qendrën Hapësinore Johnson, baza e menaxhimit të misionit të NASA-s.

Artemis II do të jetë fluturimi i parë me njerëz, por jo ulja e parë në Hënë, e programit pasardhës Apollo, i cili synon të kthejë astronautët në sipërfaqen hënore më vonë këtë dekadë, dhe përfundimisht të krijojë një stacion të qëndrueshëm atje, i cili do të jetë një trampolinë për njerëzit e ardhshëm për eksplorim në Mars. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori