LAJMI I FUNDIT:

Bie nga lartësia, ndërron jetë një punëtor në kompleksin industrial ‘Trepça’

Bie nga lartësia, ndërron jetë një punëtor në kompleksin industrial ‘Trepça’
Foto: Ilustrim

Një person ka ndërruar jetë sot në vendin e tij të punës, përkatësisht në kompleksin industrial “Trepça” në Mitrovicë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se viktima është i moshës 58-vjeçare.

Sipas Zahitit, nga hetimet fillestare dyshohet se viktima ka rënë nga një lartësi e një objekti.


“Rreth 07:00, policia ka pranuar informatën se në vendin e tij të punës brenda kompleksit industrial ‘Trepça’ është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 58-vjeçar. Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se viktima ka rënë nga një lartësi e objektit. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka bërë të ditur Zahiti.

Me urdhër prokurorit, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori