Jakov Milatoviq ka fituar 60 për qind të votave në raport me presidentin e deritanishëm Milo Gjukanoviq që ka fituar pjesën tjetër, përkatësisht 40 për qind të votave.
Rezultatet preliminare kanë dalë të dielën në mbrëmje pasi atë ditë u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale ku sipas mediave vendase, të drejtë vote patën 542.154 qytetarë.
Ndërkohë është bërë e ditur se deri në orën 20:00, kishin votuar 70.7% ose rreth 383,300 votues.
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale u mbajt për herë të parë që nga viti 1997, kur Momir Bulatoviq ishte kundërshtar i Gjukanoviqit.
Kështu, Jakov Milatoviq pritet të jetë presidenti i ardhshëm i Malit të Zi.
Por kush është Jakov Milatoviq?
Jakov Milatoviq u lind në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, në dhjetor të vitit 1986. Ishte po ai vit që Milo Gjukanoviqi iu bashkua presidencës së Lidhjes Socialiste të Rinisë së Jugosllavisë, që më pas i shërbeu si trampolinë për postin e presidentit dhe kryeministrit në periudhën postkomuniste dhe pas pavarësisë së Malit të Zi.
Pasi përfundoi studimet për Ekonomi në Universitetin e Podgoricës, Milatoviq kaloi një vit si studiues në Universitetin Shtetëror të Illinoisit në SHBA, dhe më pas vazhdoi studimet në Vjenë dhe Romë. Ai mori diplomën në nivelin master në ekonomi në Oksford.
Pas studimeve akademike, ai punoi në një bankë rajonale dhe më pas në Deutsche Bank, para se t’i bashkohej Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si ekonomist në Londër dhe Podgoricë.
Më pas, në zgjedhjet e vitit 2020 ai fitoi një ulëse në Parlamentin e Malit të Zi, ku fitoi shumica pro-serbe dhe pro-serbe ortodokse dhe grupime të tjera, zgjedhje këto që çuan DPS-në e Gjukanoviqit në opozitë, për herë të parë që nga mbajtja e zgjedhjeve shumëpartiake në vitin 1990.
Pothuajse një e treta e banorëve të Malit të Zi identifikohen si serbë, dhe rreth dy e treta adhurojnë krahun lokal të Kishës Ortodokse Serbe.
Tensionet me Beogradin janë ulur gjerësisht që kur Mali i Zi shpalli pavarësinë nga Serbia më 2006, por çështjet lidhur me identitetin kombëtar të Malit të Zi dhe kulturën e përbashkët janë ende pika të nxehta të debatit.
Milatoviq la punën jashtë vendit dhe u bë ministër i Ekonomisë në Qeverinë “teknike” të kryeministrit Zdravko Krivokapiq dhe ishte një prej “12 dishepujve” – ashtu siç i kishte quajtur Krivokapiq – në Qeverinë që u formua në negociatat e përcjella nga afër nga Kisha Ortodokse Serbe.
Negociatat për koalicionin qeverisës u mbajtën në Manastirin Ostrog, për të vënë në pah kredencialet pro-serbe dhe pro-kishës të Qeverisë së formuar.
Në Qeveri, Milatoviq shumë shpejt iu bashkua edhe ministri i Financave, Millojko Spanjiq.
Që të dy shumë shpejt treguan se kishin aftësi të fitonin simpatinë e populistëve.
Spajiq dhe Milatoviq ishin arkitektë të një skeme stimuluese dhe të reformave që pjesërisht rritën pagat, duke hequr kontributet nga skema e kujdesit shëndetësor në mes të pandemisë së coronavirusit.
E quajtur si “Evropa Tani”, plani tregoi rezultate të menjëhershme, duke kontribuar në më shumë se dyfishimin e pagës minimale – nga 222 euro në 450 euro – dhe duke rritur pagën mesatare nga 530 euro në 670 euro.
Kritikët kanë thënë se këto veprime ranë ndesh me premtimin e Milatoviqit se Qeveria ishte e “përkushtuar për reforma strukturore” dhe këto vendime dëmtuan aspektin financiar të sistemit të kujdesit shëndetësor dhe e bënë shtetin të cenueshëm ndaj një “skenari grek” të falimentimit.
Milatoviq për dështimin e reformave ia ka lënë fajin mungesës së vullnetin politik, që sipas tij ka penguar po ashtu edhe anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.
Por, nisma Evropa Tani u dha mbështetje të madhe popullore të dy nismëtarëve të saj.
Duke kritikuar ashpër epokën e Gjukanoviqit, Milatoviq u mburr se “kjo është rritja e parë e rëndësishme e standardit të jetesës [në Mal të Zi] në 30 vjetët e fundit”.
Ai sugjeroi po ashtu se shteti mund të arrijë të ketë “një pagë mesatare [mujore] prej 1.000 eurosh në një periudhë të shkurtër kohore”.
Qeveria Krivokapiq nuk i mbijetoi mocionit të mosbesimit në shkurt të vitit 2022. Mocioni u ngrit pas mohimit të gjenocidit në Srebrenicë më 1995 nga një ministër malazez. Megjithatë, kjo Qeveri qëndroi në detyrë deri në prill të atij viti.
Në qershor të vitit 2022, Spajiq si kryetar dhe Milatoviq si zëvendës i tij, krijuan një parti të re politike, të përshkruar si centriste, pro-BE-së me agjendë kundër korrupsionit, të quajtur Lëvizja Evropa Tani.
Në tetor të vitit 2022, me Milatoviqin që udhëhiqte listën e partisë së tij, Evropa Tani në Podgoricë – qytet ku jeton një e treta e banorëve të Malit të Zi – fitoi 21 për qind të votave, duke premtuar se do të modernizojë fuqinë punëtore dhe do të sjellë prosperitet ekonomik.
Spajiq, që është serb, njoftoi për planet e tij për të sfiduar Gjukanoviqin në zgjedhjet presidenciale të këtij muaji, por pjesëmarrja e tij në garën presidenciale u pengua për shkak se adresa e tij zyrtare e banimit për një kohë të gjatë ka qenë në Serbi dhe për shkak të dyshimeve se ka shtetësi të dyfishtë.
Por, Milatoviq shpejt zuri vendin e tij dhe garoi në zgjedhje.
Si kandidat, ai ka përdorur përvojën e tij në ekonomi dhe ka mbështetur rrugëtimin e Malit të Zi drejt BE-së, që është ngadalësuar për shkak të dështimit të reformave dhe lodhjes nga procesi i zgjerimit nga anëtarët e bllokut.
Ai, po ashtu, në vazhdimësi ka kërkuar të ketë raporte të ngushta me Serbinë.
Kundërkandidati i tij, Millo Gjukanoviq, udhëheqës i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe president aktual i Malit të Zi, ka qenë në krye të politikës malazeze për më shumë se 33 vjet.
Ai ka qenë një aleat kryesor i Perëndimit për kundërshtimin e ndikimit rus. Ai ka këmbëngulur se kjo betejë nuk ka përfunduar pavarësisht anëtarësimit të Malit të Zi në NATO shkaku i politikave të supozuara ekspansioniste të Serbisë dhe ndikimit të Rusisë.
Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale që nga ripërtëritja e pavarësisë së Malit të Zi dhe të shtatat që nga futja e sistemit shumë-partiak. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet ‘armiqësore’ ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Shoferi ‘harroi frenin e dorës’, rreth 30 të lënduar pasi një furgon akulloresh ‘fshiu përpara’ një turmë fëmijësh në një festival në Kirgistan
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit