LAJMI I FUNDIT:

FSK-ja përfundon ushtrimin fushor “Iron Mike”

FSK-ja përfundon ushtrimin fushor “Iron Mike”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se regjimenti i parë i Forcave Tokësore ka përfunduar ushtrimin fushor “Iron Mike”, i cili ka kulmuar me ushtrimin final “Sulm në objektivë” që është realizuar me zjarr të drejtpërdrejt – LFX.

Në njoftim thuhet se ky ushtrim është realizuar me qëllim të vlerësimit dhe testimit të kapaciteteve të Kompanisë së Mekanizuar për të ekzekutuar operacione sulmuese dhe mbrojtëse në nivel togu dhe kompanie.


“Ky ushtrim është vlerësuar nga Vëzhgues-Kontrollues të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së bashku me ata nga ushtria amerikane (SATMO)”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje, bëhet e ditur se përfundimin e ushtrimit fushor nga afër e ka përcjell zëvendës komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Hysen Dreshaj dhe Atasheu Amerikan Nënkolonel KIM, oficerë e nënoficerë të FSK-së./Telegrafi/