LAJMI I FUNDIT:

AGK reagon: E rrezikshme dhe e papranueshme gjuha e Shefit të Stafit të Presidentes Osmani

AGK reagon: E rrezikshme dhe e papranueshme gjuha e Shefit të Stafit të Presidentes Osmani

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka cilësuar si të rrezikshme dhe të papranueshme gjuhën e përdorur nga Shefi i Stafit të Presidentes Osmani, Blerim Vela, ndaj mediave.  

Ky i fundit duke reaguar lidhur me pretendimet e fundit se Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë Vjosa Osmanin nga posti i presidentes, ka thënë se janë synim perfid për t’i bërë presion Gjykatës dhe për të krijuar huti në publik.


“Pretendimet se gjoja Gjykata Kushtetuese do ta “rrëzojë” Presidenten, është synim perfid për t’i bërë presion Gjykatës dhe për të krijuar huti në publik. Gjykata Kushtetuese është institucion i pavarur, e cila ka detyrim të qartë ligjor për të ruajtur integritetin e vendimmarrjes gjyqësore”, ka shkruar Vela në Twitter.

Presidenca reagon pas raportimeve se Kushtetuesja mund ta rrëzojë Osmanin, Vela: Skenarët për të shkaktuar kriza institucionale, të nxitura nga Serbia
Lexo po ashtu Presidenca reagon pas raportimeve se Kushtetuesja mund ta rrëzojë Osmanin, Vela: Skenarët për të shkaktuar kriza institucionale, të nxitura nga Serbia

E sipas AGK-së, nuk është hera e parë që Vela sulmon mediat e Kosovës.

“Vela në një postim skandaloz në Twitter, thotë se raportimet e mediave të Kosovës ‘janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre, të cilët ndodhën në listën e zezë të SHBA-së. Kjo është një gjuhë e papranueshme dhe shumë e rrezikshme që rëndon ambientin e punës së gazetarëve në Kosovë. Për më tepër është vazhdimësi e sulmeve të zotit Vela ndaj mediave”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Teksa merr pjesë në Samitin e Demokracisë, AGK-ja i ka bërë thirrje të përsëritur presidentes Vjosa Osmani që “përfundimisht të ndalojë sulmet ndaj mediave nga kabineti i saj, e që shërbejnë si presion direkt në punën e tyre”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori