LAJMI I FUNDIT:

Presidenca reagon pas raportimeve se Kushtetuesja mund ta rrëzojë Osmanin, Vela: Skenarët për të shkaktuar kriza institucionale, të nxitura nga Serbia

Presidenca reagon pas raportimeve se Kushtetuesja mund ta rrëzojë Osmanin, Vela: Skenarët për të shkaktuar kriza institucionale, të nxitura nga Serbia

Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me pretendimet e fundit se Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë Vjosa Osmanin nga posti i presidentes.

Vela përmes disa postimeve në Twitter, ka thënë se këto pretendime janë synim perfid për t’i bërë presion gjykatës dhe të për të krijuar huti në publik.


“Pretendimet se gjoja Gjykata Kushtetuese do ta “rrëzojë” Presidenten, është synim perfid për t’i bërë presion Gjykatës dhe për të krijuar huti në publik. Gjykata Kushtetuese është institucion i pavarur, e cila ka detyrim të qartë ligjor për të ruajtur integritetin e vendimmarrjes gjyqësore”, ka shkruar Vela.

Ai më tej ka shtuar se kanë plotësisht të qartë se “dezinformatat dhe propaganda që bëhet gjoja duke u thirrë “në burime brenda Gjykatës”, janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre, të cilët ndodhen në listën e zezë të ShBA-ve”.

Vela ka theksuar se çfarëdo skenari eventual për të shkaktuar kriza institucionale në Kosovë dhe për ta nxjerrë nga binarët procesin e dialogut (në veçanti për ta parandaluar zbatimin e nenit 4, të marrëveshjes), është vetëm skenar i vetë Serbisë.

“Pra, kjo është përpjekje për ndikim të vendimmarrjes gjyqësore dhe tentim puç ndaj institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës, dhe si e tillë do të dështojë”, ka shkruar Vela.

Tash e dy vjet, ish-kandidati për deputet nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha pret përgjigje nga Gjykata Kushtetuese në ankesën me pretendime se i janë shkelur te drejtat gjatë zgjedhjeve të vitit 2021.

Berisha në pritje të vendimit të Kushtetueses për mandatin e deputetit, ish-gjyqtari i Kushtetueses thotë se mund të rrëzohet Presidentja
Lexo po ashtu Berisha në pritje të vendimit të Kushtetueses për mandatin e deputetit, ish-gjyqtari i Kushtetueses thotë se mund të rrëzohet Presidentja

Berisha pretendon se në këtë proces, për shkak të orkestrimit të votave, kandidatët e “Iniciativës Rome” janë zgjedhur deputetë në mënyrë të kundërligjshme, kurse ai ka mbetur jashtë Kuvendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori