LAJMI I FUNDIT:

Amsterdami me fushatë për turistët: Mos ejani vetëm për t’u argëtuar dhe të konsumoni alkool e drogë

Amsterdami me fushatë për turistët: Mos ejani vetëm për t’u argëtuar dhe të konsumoni alkool e drogë

Autoritetet e qytetit të Amsterdamit njoftuan se kanë nisur një fushatë për të dekurajuar turistët që të mos vijnë vetëm për argëtim, konsumim të alkoolit apo drogës, si dhe të vizitojnë Red Light District me prostituta.

Autoritetet duan të shtojnë masat për të luftuar krimin dhe shqetësimin në qendër të qytetit, i cili është veçanërisht i popullarizuar në mesin e turistëve të rinj për festat e beqarëve.

Shtëpitë publike në distriktin e dritave të kuqe në qendër të qytetit, janë gjithashtu një nga atraksionet kryesore turistike të Amsterdamit, transmeton Telegrafi.


“Fushata në internet e dekurajimit ka për qëllim turistët e padëshiruar që duan të vizitojnë Amsterdamin për të ‘bërë probleme’, me të gjitha pasojat që rrjedhin nga kjo,” thanë autoritetet e qytetit në një deklaratë.

“Fushata fillimisht do t’i drejtohet Britanisë së Madhe dhe meshkujve të moshës 18 deri në 35 vjeç, një kategori që është shumë e përfaqësuar në rrugët e Amsterdamit” – thuhet ndër tjera në njoftim, duke u theksuar se më pas fushata do t’u drejtohet vizitorëve nga Holanda dhe vendeve tjera nga Bashkimi Evropian, qytetarët e të cilit shkaktojnë incidente.

Ata që shkruajnë fjalë ose terma të tillë në internet si “festë beqarie në Amsterdam”, “hoteli i lirë në Amsterdam” dhe “Amsterdam bar tour” do të marrin mesazhe paralajmëruese.

“Këto mesazhe do të vënë në dukje rreziqet dhe pasojat e sjelljes së papërshtatshme dhe përdorimit të tepruar të drogës dhe alkoolit, përkatësisht – një gjobë, arrest policor, dosje kriminale, shtrimin në spital dhe dëmtim të shëndetit”, thanë autoritetet e qytetit.

Thuhet se vizitorët janë ende të mirëpritur, por jo nëse sillen keq dhe shkaktojnë shqetësime.

Amsterdami njoftoi kohët e fundit një ndalim të pirjes së kanabisit në Distriktin Red Light, kufizime më të rrepta për konsumin e alkoolit dhe mbyllje të hershme të bareve, restoranteve dhe shtëpive publike gjatë fundjavave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Kalo në kategori