LAJMI I FUNDIT:

Anthony Joshua shpjegon pse nuk është i emocionuar për luftën e Jermaine Franklin

Anthony Joshua shpjegon pse nuk është i emocionuar për luftën e Jermaine Franklin

Anthony Joshua ka pranuar se nuk është i emocionuar për luftën e tij me Jermaine Franklin sepse nuk është në stadiumin wembley.

Boksieri 33-vjeçar do të rikthehet në ring të shtunën, pasi pësoi humbje të njëpasnjëshme ndaj Oleksandr Usyk në ndeshjet e tij të kaluara.


‘AJ’ luftoi në Wembley kur humbi titujt e tij ndaj ukrainasit në shtator të vitit 2021 me revanshin e tyre gushtin e kaluar që u zhvillua në Arabinë Saudite.

Këtë të shtunë Anthony Joshua rikthehet në ring, në rast se humbë - paralajmëron pensionimin
Lexo po ashtu Këtë të shtunë Anthony Joshua rikthehet në ring, në rast se humbë - paralajmëron pensionimin

Joshua lufton në arenën O2 për herë të parë në pothuajse shtatë vjet kur ai përballet me Franklin, i cili pësoi humbjen e tij të parë profesionale nëntorin e kaluar ndaj Dillian Whyte në një vendim të diskutueshëm.

Joshua ka pohuar se lufta në arenën O2 është diçka që nuk e emocionon atë dhe ai do të preferonte të boksonte në Wembley.

Anthony Joshua nuk trajtohet më "si Zot" përpara rikthimit në ring
Lexo po ashtu Anthony Joshua nuk trajtohet më "si Zot" përpara rikthimit në ring

Kur u pyet nëse ishte i emocionuar për luftën, Joshua u tha gazetarëve: “Jo sepse, nuk është Wembley. Është një deklaratë e madhe për të mbushur një stadium. Do të doja të mbushja përsëri një stadium, por nuk po ankohem. Unë jam këtu për të luftuar, qoftë në Wembley apo këtu ku është. Unë duhet të marr atë që kam para meje, por patjetër që do të doja të ishte Wembley gjithë ditën”.

Joshua po punon me trajnerin e tij të tretë në hapësirën e dy viteve pasi Derrick James do të kërkojë ta udhëheqë atë drejt fitores kundër Franklin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori