LAJMI I FUNDIT:

Lloga: Ka disa lëshime në kërkesat e “Grupit të Kumanovës” për transferim në Kosovë

Lloga: Ka disa lëshime në kërkesat e “Grupit të Kumanovës” për transferim në Kosovë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga thotë se janë hasur disa lëshime në kërkesat e “Grupit të Kumanovës” për transferimin e të burgosurve në Kosovë.

Lloga tha se për realizimin e transferimit duhet vullnet edhe prej autoriteteve kosovare.

“Unë kam kërkuar dosjen, ka qenë para meje. Ka disa lëshime në kërkesat e të burgosurve. Do të shqyrtohen të njëjtat. Janë rreth 10 hapa të cilat duhet të ndiqen deri në transferimin e të njëjtëve, por keni parasysh që do të duhet vullneti i dy palëve që kjo të kryhet në kohë”, tha mes tjerash Lloga për çështjen e ekstradimit të “Grupit të Kumanovës” në Kosovë.


Ai gjithashtu foli edhe për rastin me hapjen e tunelit nga të burgosurit në burgun e Idrizovës. Lloga tha se institucionet janë njoftuar me kohë për këtë çështje.

“Institucionet me kohë janë informuar për të gjithë ngjarjen lidhur me tunelin në Idrizovë, kështu që mendoj se MPB dhe Prokuroria do ta tregojnë qëndrimin në momentin e përfundimit, deri atëherë unë nuk do të doja të shtoja asnjë fjalë”, tha Lloga.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori