LAJMI I FUNDIT:

Çfarë shikojnë tifozët në televizor dhe çfarë jo – dalin pamjet nga instruksionet e Martinez për Messin te gjuajtja e lirë

Çfarë shikojnë tifozët në televizor dhe çfarë jo – dalin pamjet nga instruksionet e Martinez për Messin te gjuajtja e lirë

Lionel Messi shënoi golin e tij të 800-të në karrierë nga gjuajtja e lirë në duelin e Argjentinës kundër Panamasë, por pamjet e reja tregojnë se Emiliano Martinez e ndihmoi atë.

Argjentina luajti ndeshjen e saj të parë që nga ngritja e Kupës së Botës në Katar, me Lionel Scaloni që luajti saktësisht të njëjtën 11 startuese pasi La Albiceleste ngritën trofeun para tifozëve të vet në një Estadio Monumental të stërmbushur në Buenos Aires.


Goli i 800-të i Messit në karrierë për kubet dhe kombëtaren në përgjithësi, i 150-ti jashtë zonës dhe i 62-ti nga një gjuajte e lirë. Dhe ndërsa qartë këto statistika do të sugjeronin që 35-vjeçari nuk ka nevojë për ndonjë ndihmë, Martinez i ndihmoi atij gjithsesi.

Lojtarët e Panamasë u përplasën se kush ta merrte fanellën e Enzo Fernandez
Lexo po ashtu Lojtarët e Panamasë u përplasën se kush ta merrte fanellën e Enzo Fernandez

Ndërsa Messi vendosi topin dhe u bë gati për të goditur, Martinez doli me shpejtësi nga porta e tij dhe filloi të bërtiste ndaj shokëve të tij të skuadrës që kishin krijuar murin e tyre.

Ata zunë pozicione për të penguar Jose Carlos Guerran të kishte një pamje të qartë dhe funksionoi mirë pasi Messi e futi topin në rrjetë.

Pamjet janë tepër magjepsëse dhe tregojnë perspektivën që mund të ofrojë një portier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Serie A
Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Përfaqësueset

"Chelsea nuk gaboi me largimin e Havertz, gaboi me Kovacicin" - legjenda franceze analizon gabimet e ish klubit të tij

Premier League
Kalo në kategori