LAJMI I FUNDIT:

Lukaku i lumtur që u rikthye te golat

Lukaku i lumtur që u rikthye te golat

Romelu Lukaku nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë këtë sezon.

Por sulmuesi belg ka shpërthyer në ndeshjen e parë të kampanjës kualifikuese me tre gola të shënuar.


29-vjeçari shkëlqeu me fanellën e kombëtares së tij, duke realizuar tre gola në fitoren 0-3 në udhëtim te Suedia.

“Nuk ishte një ndeshje e lehtë, por ne jemi të kënaqur. Luajtëm mirë. Jam shumë i lumtur që munda të luaj kaq shumë minuta dhe t’i tregoj botës se çfarë mund të jap”.

“Ndjehem si një pikë referimi te kjo Belgjikë. Gjatë stërvitjes u përpoqa të përfshija të rinjtë dhe t’u tregoja atyre se puna e palodhur jep gjithmonë rezultat”.

“Nuk do të kishte kuptim t’i bërtisja apo t’i keqtrajtoja. E di se çfarë do të thotë debutim sepse isha në vendin e tyre disa vite më parë. Të gjithë bënë mirë dhe tani ne mund të festojmë, ndonëse nga e hëna fokusi duhet të jetë te Gjermania. Ne mund të fitojmë”, tha Lukaku.

Romelu Lukaku shënon het-trik në fitoren e Belgjikës ndaj Suedisë
Lexo po ashtu Romelu Lukaku shënon het-trik në fitoren e Belgjikës ndaj Suedisë

Tutje sulmuesi belg foli edhe për trajnerin e ri, Demenico Tedesco, duke thënë se me të luajnë lojë sulmuese.

“Ne luajtëm një lojë më sulmuese me të. Nuk kishte shumë kohë për të punuar, por jam i lumtur. Ndryshimi nuk është gjë e keqe, nëse mbështetet nga rezultatet”, përfundoi Lukaku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori