LAJMI I FUNDIT:

Nga Aro te Rrahmani, Muslija e Muriqi: Formacioni i mundshëm i Kosovës përballë Izraelit

Nga Aro te Rrahmani, Muslija e Muriqi: Formacioni i mundshëm i Kosovës përballë Izraelit

Kosova fillon sot (25 mars) rrugëtimin për në Kampionatin Evropian që mbahet në vitin 2024 në Gjermani.

Dardanët janë mysafir të Izraelit për ndeshjen që fillon në ora 18:00 në Tel Aviv në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Një grup i lehtë në letër, një grup që mbanë gjallë shpresat tona që të shkruajmë historinë – që të kualifikohemi për herë të parë në garën më të madhe për përfaqësuese në kontinentin e vjetër.


Kosova nis misionin për të shkruar historinë, të gjithë të bindur: Mund t'ia dalim së bashku, të shkojmë në Euro 2024
Lexo po ashtu Kosova nis misionin për të shkruar historinë, të gjithë të bindur: Mund t'ia dalim së bashku, të shkojmë në Euro 2024

Kosova është në Grupin I me përfaqësuese si, Izraeli (që sot përballet), Zvicrën, Andorrën, Rumaninë dhe Bjellorusinë.

Alain Giresse ka thënë në konferencat e mëparshme se lojtarët janë në formë të mirë fizike dhe pret shumë nga ta që nga ndeshja e parë e deri në atë të fundit.

Synimi i Dardanëve është i qartë, dhënia e atomit të fundit për t’u kualifikuar në kompeticionin që zhvillohet në Gjermani në vitin e ardhshëm.

Kosova do të luajë me fanella të zeza ndaj Izraelit
Lexo po ashtu Kosova do të luajë me fanella të zeza ndaj Izraelit

Por, kujt mund t’i jap shansin selektori i Kosovës të startojë sonte ndaj Izraelit?

Telegrafi hedh një shikim nga ajo se si mund të rreshtohen Dardanët dhe kush mund të luajë nga fillimi:

Në portë pritet të jetë i përhershmi Arijanet Muric, që po shkëlqen te Brunley dhe është në formën më të mirë jetësore.

Formacioni më i mirë i Kosovës në histori sipas ChatGPT: Rrahmani, Berisha, Rashica e Muriqi në 11-she
Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i Kosovës në histori sipas ChatGPT: Rrahmani, Berisha, Rashica e Muriqi në 11-she

Para tij pritet të vendosen Amir Rrahmani dhe Ibrahim Dresevic në qendër, ndërsa nga krahët janë Mërgim Vojvoda dhe Leart Paqarada.

Si mesfushorë defanzivë mund të përcaktohen dyshja Florent Muslija dhe Betim Fazliji, ndërsa para tyre në ofanzivë pritet të jetë Valon Berisha.

Në krahët e sulmit mund të vendosen Milot Rashica dhe Edon Zhegrova, duke ndihmuar kështu Vedat Muriqin në sulm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Premier League
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

Ligue 1
Real Madridi shfrytëzon gabimin e Barcelonës – triumfon ndaj Leganesit në udhëtim

Real Madridi shfrytëzon gabimin e Barcelonës – triumfon ndaj Leganesit në udhëtim

La Liga
Kalo në kategori