LAJMI I FUNDIT:

Paraprakisht kishte një shpërthim: Zjarr në territorin e një fabrike ruse që prodhon pajisje për ushtrinë e Putinit

Paraprakisht kishte një shpërthim: Zjarr në territorin e një fabrike ruse që prodhon pajisje për ushtrinë e Putinit

Zjarri ka shpërthyer në territorin e një fabrike ruse që prodhon pajisje për ushtrinë e Putinit, sipas raporteve të mediave shtetërore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shtatë persona janë shpëtuar nga një ndërtesë e djegur dhe zjarrfikësit janë ende në kërkim të burimit të zjarrit në fabrikën motorike në Yaroslavl, Rusi, e cila e përshkruan veten në faqen e saj të internetit si një nga ndërmarrjet më të mëdha ruse.

Ministria ruse e Emergjencave u citua nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS të ketë thënë se zjarrfikësit u njoftuan për zjarrin në orën 13:30.


Sipas mediave lokale, ka pasur një shpërthim para zjarrit.

Fabrika e motorëve Yaroslavl thotë në faqen e saj të internetit se më shumë se 300 modele automjetesh dhe produkte për qëllime të veçanta në Rusi dhe Bjellorusi janë të pajisura me motorët që ajo prodhon.

Blogeri dhe analisti rus, Anatoly Nesmiyan, tha në kanalin e tij Telegram se “diçka mjaft serioze po digjet” në fabrikë, megjithëse nuk dha hollësi se çfarë mund të jetë. Nesmiyan e përshkroi fabrikën si një nga prodhuesit më të mëdhenj të motorëve dhe kutive të shpejtësisë për pajisjet që i përkasin Ushtrisë Ruse, duke përfshirë motorët për lëshuesit e raketave bërthamore Topol-M.

Sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me bazë në Uashington, Topol-M është një raketë balistike ndërkontinentale ruse me një rreze veprimi prej 11,000 kilometrash.

Incidenti është i fundit në një varg zjarresh misterioze në Rusi që kur presidenti Vladimir Putin filloi agresionin mbi Ukrainë më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy ushtarë amerikanë sulmohen nga grupi rinor nacionalist në Turqi

Dy ushtarë amerikanë sulmohen nga grupi rinor nacionalist në Turqi

Turqia
Momenti kur një 'dron flakëhedhës' ukrainas i vë zjarrin një zone pyjore ku supozohet se ishin strehuar trupat ruse

Momenti kur një 'dron flakëhedhës' ukrainas i vë zjarrin një zone pyjore ku supozohet se ishin strehuar trupat ruse

Botë
Putin arreston edhe një tjetër gjeneral rus

Putin arreston edhe një tjetër gjeneral rus

Evropa
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit

Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit

Evropa
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike

Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike

Azia
Kalo në kategori