LAJMI I FUNDIT:

Ende asgjë nuk keni parë te Barcelona – kjo verë i nxjerrë të gjitha prapaskenat në Camp Nou

Ende asgjë nuk keni parë te Barcelona – kjo verë i nxjerrë të gjitha prapaskenat në Camp Nou

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është gati të bëjë të lumtur Xavi Hernandez në verën e këtij viti. Skuadra është në rrugën të mbarë që të fitojë tripletën në Spanjë, por duhet të forcohet për të qenë sërish konkurrues në Evropë. Presidenti i klubit tashmë ka bërë të ditur se është në kërkim të një mbrojtësi të krahut, një qendërmbrojtës dhe një sulmues. Përveç kësaj, Xavi dëshiron një mesfushor, me Ilkay Gundogan mes preferencave të tij.

Barça dëshiron të nënshkruajë me këta lojtarë në këtë verë, duke e ditur se para kësaj do të duhet të regjistrojë kontratat e reja të lojtarëve që kanë rinovuar. Ky është rasti i Gavi, Araujo, Sergi Roberto dhe Marcos Alonso, të cilëve mund t’i shtohen edhe ato të Busquets dhe Balde, raporton AS.

E gjithë kjo duhet bërë pa pasur mundësi të përdorë mjete të tjera, ndaj klubi ka iniciuar ‘Operation Rebate’, me synimin për të arritur nivelin financiar të Fair Play-it që do t’i mundësojë të realizojë të gjitha këto operacione.


Kufiri aktual i pagave të Barçës është 648 milionë euro dhe ata janë të vetëdijshëm në klub se duhet të ulin faturën e pagave, siç ka përsëritur presidenti i La Ligës, Javier Tebas, me 200 milionë. Synimi është që ta lënë në 450, diçka që e kishin planifikuar për vitin 2024, por janë të detyruar ta çojnë përpara një vit për të pasur një skuadër edhe më konkurruese. Përveç kësaj, ata duhet ta bëjnë këtë para korrikut për të shmangur problemet me lojtarët që kanë rinovuar dhe ata që ende nuk janë regjistruar.

Për këtë arsye klubi ka vendosur që të merren masa drastike. Fillimisht, është porositur një raport auditimi në të gjitha fushat e klubit dhe në të gjitha ekipet profesionale, duke qenë e qartë se reduktimet do të prekin të gjitha skuadrat. Në fakt, ekipi i basketbollit tashmë e di se do të preket.

Ulja e faturës së pagave, në çdo rast, duhet të vijë në pjesën më të madhe nga ekipi i parë i futbollit dhe do të kërkohet në mënyra të ndryshme. Për shembull, nuk përjashtohet që të kërkohen largime të dakorduara për ndonjë lojtar me kontratë të vlefshme. Ky mund të jetë rasti i Jordi Albas, i cili është bërë zëvendësues dhe i cili vitin e ardhshëm do t’i kushtojë klubit rreth 38 milionë euro midis kontratës së tij dhe shumave që i detyrohen për atë që ai shtyu në ditët e para të pandemisë.

Barça është gjithashtu e vetëdijshme se do të duhet të shesë disa lojtarë të rëndësishëm. Një nga ata që mund të largohet është Ansu Fati, të cilin agjenti i tij, Jorge Mendes, po e ofron në top klubet e Evropës. Dhe ata gjithashtu do të kërkojnë të rinegociojnë kontratat. Në këtë kuptim, drejtorët sportivë mund të shikojnë lojtarë të tillë si Frenkie de Jong dhe Mar-Andre Ter Stegen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Premier League
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

Ligue 1
Real Madridi shfrytëzon gabimin e Barcelonës – triumfon ndaj Leganesit në udhëtim

Real Madridi shfrytëzon gabimin e Barcelonës – triumfon ndaj Leganesit në udhëtim

La Liga
Kalo në kategori