Osmani nga Klinika e Gjinekologjisë: Sivjet fillon ofrimi i shërbimit FAM për çiftet e reja që dëshirojnë të bëhen prindër
Gjatë këtij viti në Gjinekologji do të fillojë ofrimi i shërbimit për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM). Kështu kanë deklaruar sot presidentja Vjosa Osmani dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të cilët kanë potencuar deri më tani qytetarët kanë shpenzuar me miliona euro edhe jashtë vendit për tu bërë prindër.
Ministri Arben Vitia ka njoftuar se kanë ndarë mbi 1 milion euro për blerjen e aparaturave të nevojshme.
Pas vizitës në këtë Klinikën e Gjinekologjisë, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se kjo klinikë do të fillojë të ofrojë shërbime të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor, me ç’rast ka potencuar se për dekada të tëra u kanë munguar dhe kushtuar shumë qytetarëve në vend.
”Një shërbim që çifteve në republikën tonë deri më tani u ka kushtuar diku rreth 5 milionë euro dhe që tani e tutje pas procedimit edhe me blerjen e aparaturës, e cila siç diskutuam edhe me ministrin, pritet të përfundojë gjatë këtij viti. Do të jenë shërbime që do të ofrohen edhe në institucionet publike shëndetësore, në një repart i cili ishte i rinovuar dhe është tërësisht i ri dhe do të mund të ofrojë shërbime jashtëzakonisht cilësore për çiftet e reja që dëshirojnë të bëhen prindër”, ka thënë Osmani, transmeton KP.
Në takimin me ministrin dhe stafin mjekësor, Osmani ka deklaruar se kanë diskutuar edhe për mundësinë që sa më parë të trajtohet ndryshimin e Ligjit për Prokurim Publik. Sepse, siç ka thënë ajo, vonesat që bëhen në procedurat e prokurimit shkaktojnë vonesa të paarsyeshme për furnizim.
Edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se për këtë shërbim, qytetarët deri më tani kanë shpenzuar me miliona euro.
Ai ka njoftuar se MSh ka ndarë mbi 1 milion euro për kompletimin e aparaturave.
“Një investim, i cili ka filluar para një kohe dhe ka mbaruar tash para një muaji apo dy dhe në të njëjtën kohë janë bërë edhe trajnime të stafit shëndetësor edhe do të vazhdojnë ato trajnime. Në të njëjtën kohë nga Ministria e Shëndetësisë janë ndarë mbi 1 milion e gjysmë euro për kompletimin e aparaturave që gjatë këtij viti, pacientet, çiftet nga Republika e Kosovës të kenë mundësi që këtë shërbim kaq të domosdoshëm, për të cilin janë harxhuar 5 milionë euro në Kosovë dhe miliona të tjera jashtë Kosovës të kenë mundësinë ta marrin pa para edhe në Klinikën e Gjinekologjisë”, tha Vitia.
E drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj ka folur për rëndësinë e këtij shërbimi, për të cilin ka thënë se qytetarët do të kursejnë buxhetin e tyre familjar.
“Reparti nga ana infrastrukturore është i përfunduar, presim vetëm investimet ose sjelljen e aparaturave dhe të fillojmë punën. Ne ju premtuam që nga ana jonë puna do të fillojë sa më shpejt dhe jemi të gatshëm, ndërsa edhe këta na premtuan edhe besojmë me aktivitetet që po shihen janë shumë aktiv në funksionalizimin e këtij reparti të fillojë puna sa më shpejt. Mos të themi me muaj apo me vit, por brenda këtij viti besoj që do të fillojmë punën”, ka përfunduar ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij