LAJMI I FUNDIT:

Aaron Ramsdale zbulon se babai i tij e kërcënon se do ta telefonojë Mikel Artetan, nëse e vazhdon të luajë me top në zonë

Aaron Ramsdale zbulon se babai i tij e kërcënon se do ta telefonojë Mikel Artetan, nëse e vazhdon të luajë me top në zonë

Portieri i Arsenalit, Aaron Ramsdale, bëri shaka se babai i tij mund t’i dërgonte mesazh Mikel Artetës dhe t’i lutej që të mos i kërkonte djalit të tij të luante me top në mbrojtje kur e ka në këmbë.

Reprezentuesi anglez ka shkëlqyer që nga transferimi i tij i prej 30 milionë eurosh nga Sheffield United në verën e vitit 2021.


12 portat e tij të paprekura në 28 paraqitje në Ligën Premier kanë luajtur një rol të madh në përpjekjen e Topçinjve për të fituar titullin e parë të ligës që nga viti 2004.

Rituali i çuditshëm i Ramsadale në momentet e tij të mëdha - e bëri edhe te Arsenali
Lexo po ashtu Rituali i çuditshëm i Ramsadale në momentet e tij të mëdha - e bëri edhe te Arsenali

Megjithatë, qetësia e tij me topin në këmbë dhe aftësia për të luajtur si një lojtar shtesë në mbrojtje, ka qenë po aq e rëndësishme sa shumë nga pritjet e tij më të mira. Fatkeqësisht për 24-vjeçarin, aftësia e tij me këmbët nuk i pëlqen shumë babait të tij.

“Ai ende e urren atë, absolutisht e urren atë”, deklaroi Ramsdale për ESPN, kur u pyet se si ndihet babai i tij për idenë për të luajtur portieri me këmbë. “Ende më kërcënon t’i dërgojë mesazh Mikelit. Problemi i vetëm është nëse i them: ‘Vazhdo atëherë, nuk do ta bësh”, ai në fakt do ta bëjë sepse e ka numrin e tij! Unë duhet të sillem me të me shumë kujdes”.

Vetëm një njeri shumë i guximshëm do të vinte në dyshim Artetën, veçanërisht gjatë formës së fundit të Arsenalit që i ka parë ata të marrin gjashtë fitore radhazi. Loja e Ramsdale me këmbë është thelbësore për stilin e lojës së Arsenalit të bazuar në zotërimin e topit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Kalo në kategori