Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke folur për Planin Evropian, deklaroi se asnjë kryeministër s’ka bërë kaq dëm sikur Albin Kurti, dhe se asnjë kryeministër s’ka kapërcyer këtë nivel të organizimit të të drejtave kombëtare.
Abdixhiku vlerësoi se asnjë kryeministër s’ka pranuar statusin politik të Kishës Ortodokse Serbe dhe të drejta vetmenaxhuese për komunitetin serb.
“Këto janë barrë për Kosovën! A e implementon ky, a implementohen pas 50 vjetëve, kjo tani është trashëgimi politike, juridike. Kjo marrëveshje që e ka sjellë ky njeri, është sot kriter për Kosovën në BE, këso kritere Kosova s’ka pasur asnjëherë!”, u shpreh Abdixhiku, për Klan Kosova.
Duke folur për aneksin e propozimit evropian për dialogun, për të cilin u dakorduan kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq në Ohër, të shtunën, Abdixhiku ka deklaruar se Serbisë nuk i kërkohen obligime.
“Kjo marrëveshje jep dy gjëra, e para i kërkon Serbisë normalizimin me Kosovën, por pa njohje. E dyta, i kërkon Kosovës disa obligime. Në këtë marrëveshje apo aneks-marrëveshje nuk ka obligime për Serbinë. Më thoni nga pikat që janë në aneks, çfarë obligime ka Serbia? Obligimet për Serbinë nuk janë të detajuara”, ka thënë Abdixhiku
Abdixhiku ka thënë se Kosova në aspektin e sigurisë, brenda territorit të saj, ra në grackën e Serbisë, për shkak të moskoordinimit të denjë me partnerët ndërkombëtarë.
”Kam qenë pjesëmarrës në disa takime, edhe me zotrin Escobar. Kërkesa e tyre ka qenë, mos provokoni situatë destabilizuese, që do të prodhonte krizë. Kërkesa për shtyrje dhjetë muajsh të vendimit të targave kishte këtë qëllim, që të mos bijmë në kurthin e Serbisë, e mos të krijojmë një krizë në veri, që më pas kërkon një marrëveshje për menaxhim të kësaj krize”, tha ai.
”Dhe zotri Lajçak disa herë në vizitat që kishte, na ka thënë se tani dialogu po bëhet si proces menaxhues i krizës. Pra, ideja ka qenë të sigurohet paqja në veri dhe kjo vjen si rezultat i rënies së Kosovës në grackë të Serbisë, në çështjen e sigurisë brenda territorit të vet. Kjo për shkak të njëfar popullizmi që dukej që jepte rezultat për mbështetje të votave të brendshme, e ky popullizëm bëhej si rezultat i dështimeve në sfera të tjera të jetës, si ekonomi, arsim etj”.
Ai tha se tendenca e Serbisë në veri gjithmonë ka qenë provokuese dhe destabilizuese.
”Ka qenë gjithmonë maturia e institucioneve të Kosovës, në koordinim me aleatët tanë që ka siguru që ne të mos bimë në grackë të destabilizimit. Por këtë herë, Serbia ka lexuar qartë vëmendjen ndërkombëtare, ka prodhuar një krizë në veri me grupe kriminale, me influencë nga më të ndryshmet, më të frikshmet besa, por tani përgjigjia që Kosova i ka dhënë kësaj krize, ka qenë jokoordinuese me aleatët”, tha Abdixhiku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës