LAJMI I FUNDIT:

Muaji i Ramazanit fillon të enjten, kjo është vaktia e agjërimit në Kosovë

Muaji i Ramazanit fillon të enjten, kjo është vaktia e agjërimit në Kosovë

Ramazani, një nga muajt më të rëndësishëm i myslimanëve, në Kosovë do të nis këtë të enjte, pra më 23 mars.

Sipas traditës islame, Ramazani është muaji kur vargjet e para të Kur’anit, iu shpallën Profetit Muhamed më shumë se 1,400 vjet më parë dhe përfshinë agjërimin. Nata e saktë e shpalljes është objekt debati mes dijetarëve, por besohet se është një nga datat me numër tek gjatë dhjetë ditëve të fundit të muajit.

Me agjërim kuptohet abstenimi nga ngrënia apo pirja, e shumë gjërave të tjera gjatë orëve të ditës për të arritur shpërblimin e Zotit, shkruan Telegrafi.


Vaktia e muajit Ramazan për vitin 2023 në Kosovë | Burimi: BIK

Gjatësia e ditës së agjërimit në vendin tonë do të jetë ndërmjet 12.5 orëve deri rreth 14 orë.

Akti i “prishjes” së agjërimit në perëndim të diellit njihet si iftar, ndërsa vakti para agimit që i paraprin agjërimit njihet si syfyr.

Ramazani 2023 – ja sa orë do të agjërojnë myslimanët, në vende të ndryshme të botës
Lexo po ashtu Ramazani 2023 – ja sa orë do të agjërojnë myslimanët, në vende të ndryshme të botës

Besimtarët inkurajohen gjithashtu që të përmirësojnë sjelljen e tyre dhe të shmangin sharjet, grindjet, thashethemet dhe dembelizmin, pasi ato gjëra pakësojnë “shpërblimin shpirtëror të agjërimit”.

Përfundimi i këtij muaji do të jetë më 20 prill, gjë që pason me festën e Fitër Bajramit.

Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit, krahas deklarimit të besimit në Zot dhe pranimit të Profetit Muhamed si të dërguar të Tij, pesë faljeve ditore (namazi), Haxhit dhe dhënia e lëmoshës ose bamirësia (Zekati). /Telegrafi/