LAJMI I FUNDIT:

Anthony Joshua nuk trajtohet më “si Zot” përpara rikthimit në ring

Anthony Joshua nuk trajtohet më “si Zot” përpara rikthimit në ring
Foto: Reuters

Anthony Joshuas po i thuhet se çfarë të bëjë në stërvitje për luftën e tij të ardhshme, pasi më parë ishte trajtuar “si Zot” para ndeshjeve të tij të fundit.

Boksieri 33-vjeçar po përgatitet për kthimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar pasi ai përballet me Jermaine Franklin në O2 Arena pas dy javësh. Britaniku është pa fitore në më shumë se dy vjet pasi humbi titujt e tij në peshën e rëndë nga Oleksandr Usyk në shtator 2021 përpara se të dështonte t’i fitonte ata në luftën e tyre të dytë gushtin e kaluar.


Promovuesi i Joshuas, Eddie Hearn ka pranuar se ish-kampioni i botës nuk po shtyhej mjaftueshëm në kampet e tij stërvitore në të kaluarën, por kjo ka ndryshuar tani që ai i ka zhvendosur kampin në SHBA.

Anthony Joshua emëron trajnerin e ri para meçit me Jermaine Franklin
Lexo po ashtu Anthony Joshua emëron trajnerin e ri para meçit me Jermaine Franklin

“Unë shoh një djalë që ka punuar vërtet shumë. Ai ishte shumë i lodhur dje pas një kampi të gjatë atje”, deklaroi Hearn për KO Artist Sports. “Është e vështirë për mua t’ju shpjegoj ndryshimin në kampet që pashë. Nga njëra anë, ai ishte në Institutin e Sportit në Angli me shumë njerëz nga komiteti olimpik dhe shkencëtarë për të shikuar se çfarë nuk shkon me të”.

“Ai nuk donte të ishte kështu, por do të hynte brenda dhe do të ishte në një situatë ku të gjithë do të thoshin, ‘Çfarë do të bësh, AJ?’. Tani, atij vetëm i thuhet se çfarë stërvitje do kryejë. Ai ka punuar shumë dhe është gati të luftojë më 1 prill”, ka shtuar më tej Hearn.

AJ i ndau rrugët me trajnerin e vjetër Rob McCracken pas humbjes së tij të parë ndaj Usyk dhe u bashkua me Robert Garcian për ndeshjen e kthimit, por tani po punon me James përpara luftës së tij kundër Franklin. Joshua bëri një paraqitje më të mirë në raundin e dytë kundër Usyk, por trajneri i suksesshëm James pranoi se ai “qeshi” me strategjinë e britanikut për revanshin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori