Mercedes do të investojë miliarda euro për të modernizuar fabrikat e saj në Kinë, Gjermani dhe Hungari gjatë viteve të ardhshme, raportoi revista Automobilwoche, teksa prodhuesi i makinave përgatitet të kalojë në automjete elektrike dhe të reduktojë emetimet.
Bashkimi Evropian ka vendosur një objektiv për të përgjysmuar emetimet e CO2 për makinë pasagjerësh gjatë ciklit të tyre jetësor deri në fund të kësaj dekade krahasuar me vitin 2020 dhe po kërkon marrëveshje për një afat kohor të vitit 2035 për t’i dhënë fund shitjes së veturave me lëndë djegëse fosile.
Mercedes ka thënë se do të jetë gati të prodhojë vetëm vetura elektrike deri në fund të kësaj dekade, aty ku lejojnë kushtet e tregut, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.
“Ne po investojmë një shumë milionëshe për fabrikë sa për fillim”, citohet të ketë thënë menaxheri i prodhimit Joerg Burzer, duke shtuar se këto investime do të jenë në fabrikat në Pekin të Kinës, Rastatt të Gjermanisë dhe Kecskemet të Hungarisë.
Prodhuesi i veturave do të fillojë punën në fabrikën Rastatt gjatë muajve të ardhshëm dhe do të prodhojë modelin e parë të platformës kompakte të veturave MMA nga viti 2024. Numri i modeleve të prodhuara atje nga shtatë do të ulet në katër, deklaroi Burzer.
Përveç kësaj, Mercedes do të investojë disa miliardë euro në modernizimin e sistemeve të lyerjes në fabrikat e saj Sindelfingen, Bremen dhe Rastatt në Gjermani.
Raporti tha se modernizimi synon të reduktojë konsumin e energjisë dhe ujit, dhe mbështetjen e sistemit të lyerjes në gaz, kjo duke iu përshtatur energjisë pa karbon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVolkswagen do të mbyllë të paktën tri fabrika në Gjermani dhe do të shkurtojë mijëra vende pune, paralajmërojnë sindikatat
Policia amerikane duhet ta dëmshpërblejë 50 mijë dollarë personin që paralajmëroi shoferët për radarët
Mercedes-Benz me motor të ri me benzinë
Ky Lamborghini thuhet se e bën që shpejtësia 363 km/h “të duket e lehtë” në një autostradë
Ndërrimi i baterive në automjetet elektrike do të jetë edhe më i thjeshtë dhe më i lirë!
Disa nga makinat më të vogla të prodhuara ndonjëherë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë