LAJMI I FUNDIT:

Nga therja me thikë plagosen dy persona në Lipjan, arrestohet i dyshuari

Nga therja me thikë plagosen dy persona në Lipjan, arrestohet i dyshuari

Dy persona kanë marrë tretman mjekësor në Lipjan, pasi sot rreth orës 13:40 janë therur me thikë nga një person i mitur.

Ngjarjen e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se i dyshuari për plagosjen e dy persona është arrestuar.

“Sot rreth orës  13:40, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Lipjan. Bazuar në të dhënat fillestare,  në këtë rast janë lënduar dy persona, të cilët dyshohet të kenë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë”, ka thënë Ahmeti.


Zëdhënësja Ahmeti ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia menjëherë  ka identifikuar dhe arrestuar  personin e dyshuar.

“I dyshuari E.K, mashkull (i mitur), pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes. Aktualisht hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme lidhur me  rastin i cili është cilësuar si ‘vrasje në tentativë’”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori