LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi pas kualifikimit të Interit: Jam shumë i lumtur, krenarë me lojtarët

Inzaghi pas kualifikimit të Interit: Jam shumë i lumtur, krenarë me lojtarët

Simone Inzaghi synon të ‘gëzojë çdo moment’ pasi e çoi Interin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Porton dhe ndihet i lumtur dhe krenarë me lojtarët dhe ekipi, duke shmangur kritikat.

Epërsia në ndeshjen e parë rezultoi vendimtare në këtë fazën e 1/8-tës, një gol i vonë i Romelu Lukakut duke u dhënë atyre avantazhin që u mbrojt në Dragao, duke arritur në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë në 12 vjet.

Andre Onana ishte kryesisht i pa shqetësuar deri në shtatë minuta shtesë, por edhe atëherë arriti ta lë portën e prekur dhe trajneri i Interit, Inzaghi ka treguar se ndihen të lumtur dhe krenar me kualifikimin.


Interi eliminon Porton falë rezultatit nga ndeshja e parë
Lexo po ashtu Interi eliminon Porton falë rezultatit nga ndeshja e parë

“Jam shumë, shumë i lumtur. Gjithë meritë për grupin, i cili arriti të merrte energji, që as që e dija se kishin. Kemi pasur probleme para dhe gjatë lojës, ata qëndruan solidë dhe përveç shtatë minutave mjaft të tepruara shtesë, rrezikuam shumë pak”, ka thënë fillimisht Inzaghi pas ndeshjes.

“Kisha besim, pasi skuadra ishte gjithmonë në lojë, në një atmosferë pasionante si kjo. Ne e dimë se katër ekipet e fundit italiane që luajtën në Dragao humbën, kështu që i përgëzova djemtë, ne shkruam pak histori”.

“Jam shumë i lumtur me atë që po bëjmë dhe meritat u shkojnë këtyre lojtarëve, të cilët në këto 18 muaj së bashku na kanë dhënë trofe dhe çerekfinale që kishin munguar për një kohë të gjatë në një klub si Interi”.

“Ne ia kushtojmë atë tifozëve, për të cilët më është thënë se shumë prej tyre nuk mund të futeshin në stadium.”

Notat e lojtarëve: Porto 0-0 Inter, portierët të pakalueshëm
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Porto 0-0 Inter, portierët të pakalueshëm

Inzaghi është përballur me shumë kritika që nga zëvendësimi i Antonio Contes dhe kishte sugjerime se e ardhmja e tij do të varej tërësisht nëse Interi do ta kalonte këtë raund.

“Nuk dua polemika, po shijoj çdo minutë të kësaj eksperience. E di që ky është futbolli, e di pse dhe si erdha në këtë klub dy vjet më parë dhe po shijoj çdo trofe dhe vendin në çerekfinale”.

“Tani do të fokusohemi te Seria A, gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, ka shumë ndeshje për të luajtur. Duhet të rikuperojmë energjinë mendore dhe fizike”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
San Marino shënon tre gola në një ndeshje për herë të parë ndonjëherë, siguron promovimin historik në Ligën e Kombeve

San Marino shënon tre gola në një ndeshje për herë të parë ndonjëherë, siguron promovimin historik në Ligën e Kombeve

Përfaqësueset

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës

"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores

Përfaqësuesja e Kosovës
Dita e ndeshjes: Shqipëria kërkon fitoren ndaj Ukrainës dhe vendin e parë në Grup

Dita e ndeshjes: Shqipëria kërkon fitoren ndaj Ukrainës dhe vendin e parë në Grup

Kombëtarja e Shqipërisë
Notat e lojtarëve, Kosovë 1-0 Lituani: Aro Muric më i miri, Jashari i bën të gjitha

Notat e lojtarëve, Kosovë 1-0 Lituani: Aro Muric më i miri, Jashari i bën të gjitha

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori