LAJMI I FUNDIT:

Putin: Ekzistenca e Rusisë si shtet varet nga lufta në Ukrainë

Putin: Ekzistenca e Rusisë si shtet varet nga lufta në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se ekzistenca e Rusisë si shtet varet nga lufta në Ukrainë.

Duke iu drejtuar punëtorëve në një fabrikë të aeroplanëve, lideri rus përsëriti pretendimet se Perëndimi është gati të shkatërrojë Rusinë.

“Pra, për ne nuk është një detyrë gjeopolitike, por detyrë e mbijetesës së shtetësisë ruse, krijimit të kushteve për zhvillimin e ardhshëm të vendit dhe fëmijëve tanë”, theksoi lideri rus.


Ai pretendon se ekonomia ruse është forcuar pas vendosjes së sanksioneve.

Putin përshëndeti atë që ai e quajti “sovranitet ekonomik”, shkruan skynews.

“Ne e kemi rritur shumëfish sovranitetin tonë ekonomik. Në fund të fundit, çfarë llogariste armiku ynë? Se ne do të shembim brenda dy deri në tre javë ose në një muaj”, tha ai.

Komentet e Putinit vijnë pasi Bloomberg zbuloi se Rusia ka ruajtur rreth 75 miliardë euro asete jashtë vendit gjatë vitit të kaluar, pavarësisht sanksioneve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Policia e Stambollit arreston shtetasin kosovar Liridon Rexhepi, i cili thuhet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi

Policia e Stambollit arreston shtetasin kosovar Liridon Rexhepi, i cili thuhet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi

Turqia
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Momenti kur një 'dron flakëhedhës' ukrainas i vë zjarrin një zone pyjore ku supozohet se ishin strehuar trupat ruse

Momenti kur një 'dron flakëhedhës' ukrainas i vë zjarrin një zone pyjore ku supozohet se ishin strehuar trupat ruse

Botë
Rusia thotë se “do të ndryshojë doktrinën bërthamore për shkak të rolit të Perëndimit në Ukrainë”

Rusia thotë se “do të ndryshojë doktrinën bërthamore për shkak të rolit të Perëndimit në Ukrainë”

Botë
Hamasi publikon videon e një nga gjashtë pengjet që u gjetën të vrarë të dielën

Hamasi publikon videon e një nga gjashtë pengjet që u gjetën të vrarë të dielën

Azia
Putin arreston edhe një tjetër gjeneral rus

Putin arreston edhe një tjetër gjeneral rus

Evropa
Kalo në kategori