Hetuesit ukrainas pretendojnë se kanë arritur të zbulojnë identitetin e ushtarëve të Vladimir Putinit që vranë tre vullnetarë ukrainas, derisa po kujdeseshin për strehimoren e qenve në Kiev, e njëri prej vrasëse tashmë është “shpallur hero në Rusi”.
Hetuesit janë fokusuar në Nastia Yalanska, 26-vjeç, Maksym Kuzmenko, 28 dhe Serhii Ustymenko, 25, tre miq që u vranë nga ushtarët rusë më 4 mars të vitit të kaluar, derisa po dërgonin ushqim për kafshët në një strehimore në qytezën ukrainas Zabuchchia, transmeton Telegrafi.
Nastia, Serhii dhe Maksym po bëheshin gati të largohen nga fshati Hatne në afërsi të Kievit, për të dërguar ushqim kafshëve në një strehimore.
E ëma e Nastia, Yullia kishte pranuar një video të miqve të saj derisa e përshëndesnin kur largohej, dhe dëgjohej dikush duke thënë se “po shkojnë atje ku po bombardohet”.
Sapo kishin filluar të shtënat e para nëpër rrugë, banorët lokalë kishin vrapuar për t’u fshehur.
Volodymyr Asaulov, 64-vjeç, që po kujdesej për nipërit me gruan në shtëpinë e tyre në Bucha, kishte parë një veturë të përfshirë nga zjarri para shtëpisë së tyre dhe kishte vrapuar për të ndihmuar, me idenë se mund të ketë njerëz brenda.
Derisa fotografonte veturën duke u djegur, ishte qëlluar me armë në kokë dhe kishte mbetur i vdekur në vend.
“Ata nuk ia drejtuan armën në këmbë apo kraharor. E qëlluan në kokë sepse dëshironin ta vrisnin”, tha gruaja e tij.
E derisa Volodymyr kishte shkrepur fotografinë e fundit para se të qëllohej për vdekje, Nastia, Serhii dhe Maksym po lëviznin drejt Buchas. Ata deshën të vizitojnë prindërit e Serhii që jetojnë në rrugën Kyievo Myrotska.
Nuk e dinin se para syve do t’i kenë rusët, që disa minuta më herët kishin vrarë Volodymyrin. Megjithatë trupat e tyre janë gjetur në shtëpinë e prindërve të Serhii.
Maksym kishte mbetur i vdekur në vend pasi ishte qëlluar në kokë derisa ishte ulur në pjesën e pasme të veturës, e Nastia pavarësisht se kishte arritur të dalë nga vetura, ishte qëlluar për vdekje. Të njëjtin fat e pat edhe Serhii që u qëlluar nga ushtarët rusë.
E ushtarët rusë që qëlluan vullnetarët kanë marrë medalje për pjesëmarrjen në luftë. Madje njëri prej tyre u shpall hero i Federatës Ruse.
Rreshteri Yevgenii Darmograi, Georgii Burduli gjithashtu me gradën rreshter si dhe Dosiagaiev që më vonë humbi jetën në luftime, janë rusët që kishin kryer vrasjen e vullnetarëve ukrainas. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit