LAJMI I FUNDIT:

Laporta mezi i mbajti lotët, kur foli për akuzat që po i bëhen Barcelonës për rastin “Negreira”

Laporta mezi i mbajti lotët, kur foli për akuzat që po i bëhen Barcelonës për rastin “Negreira”

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta u përlot kur paralajmëroi kundërshtarët se do të luftojë për të pastruar emrin e tij dhe të klubit.

Gjigantët e La Ligës janë kapur nga një stuhi korrupsioni pasi u zbulua se ishin bërë pagesa te ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve (CTA), Jose Maria Enriquez Negreira.


“Mezi pres të përballem me të gjithë të poshtrit që po njollosin simbolin tonë. Barça është një klub me vlera. Ne e përdorim fjalën vlera jo për t’u dukur mirë, por sepse vlerat janë me të vërtetë një pjesë themelore e modelit tonë të përsosmërisë sportive”, ka thënë ai fillimisht.

Laporta premton se do ta sqarojë rastin “Negreira”, ndërsa sulmon presidentin e La Ligas
Lexo po ashtu Laporta premton se do ta sqarojë rastin “Negreira”, ndërsa sulmon presidentin e La Ligas

“Kjo është arsyeja pse Barça është e admiruar dhe e njohur në të gjithë botën. Ndodh gjithashtu që disa, të motivuar nga zilia, të përpiqen të gërryejnë reputacionin tonë me fushata të kryera me keqbesim”.

“Ndjenja e Barcelonës nuk mund të blihet apo shitet, por nuk mund të njolloset. Dhe kohët e fundit, dhe unë përfitoj nga fakti që njerëzit që e duan klubin janë mbledhur bashkë, ka pasur disa sulme të egra për të njollosur klubin tonë, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me realitetin”, shtoi më tej Laporta.

La Liga i thotë Barcelonës së janë 200 milionë euro larg kufirit të pagave
Lexo po ashtu La Liga i thotë Barcelonës së janë 200 milionë euro larg kufirit të pagave

Laporta e mbylli fjalimin e tij, kur ishte në prag të lotëve, duke thënë: “Mos mendoni se po emocionohem nga dobësia, jam emocional sepse dua shumë të përballem me të gjithë të poshtëritë që po na njollosin klubin. Askush të mos mendojë se është për shkak të dobësisë”.

Barça aktualisht është nëntë pikë larg vendit të dytë në La Liga dhe do të luajë të dielën në Camp Nou ndaj rivalëve kryesorë – Real Madridit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori