LAJMI I FUNDIT:

Laporta premton se do ta sqarojë rastin “Negreira”, ndërsa sulmon presidentin e La Ligas

Laporta premton se do ta sqarojë rastin “Negreira”, ndërsa sulmon presidentin e La Ligas

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta i ka dhënë një përgjigje të fortë presidentit të La Ligës, Javier Tebas, pas deklaratave të tij për rastin “Negreira”. Përveç kësaj ai premtoi një shpjegim të plotë të të gjitha informacioneve që ata kanë për këtë çështje.

Megjithatë, ky shpjegim do të vijë vetëm pas një hetimi. Tebas kishte shpjeguar se ndaj klubit katalunas do të nisë një hetim për këtë çështje, të cilën Laporta e ka konfirmuar tani.


“Ne kemi vendosur që të kontraktojmë një ekip për hetimin e fakteve. Po bëhet një analizë që ajo të jetë e pavarur dhe rigoroze siç e meritojnë Barça, partnerët dhe ndjekësit e saj. Ne besojmë se për të ekzistuar një shoqëri demokratike duhet të ketë një gazetari të lirë, por na vjen keq për rrjedhjet e të dhënave dhe dokumenteve që po ndodhin në një çështje që po hetohet nga Prokuroria dhe duhet të ketë kujdes maksimal”, ka thënë Laporta.

La Liga i thotë Barcelonës së janë 200 milionë euro larg kufirit të pagave
Lexo po ashtu La Liga i thotë Barcelonës së janë 200 milionë euro larg kufirit të pagave

Më parë ishte lënë të nënkuptohet se vetë Tebas kishte nxjerrë informacione nga rasti, siç raporton Sport.

Laporta gjithashtu mbrojti veprimet e Barcelonës në rastin “Negreira”, duke pretenduar se kishte vërtet prova të punës që është kryer.

“Këto punime janë bërë me faturën përkatëse dhe kanë mbështetjen përkatëse dokumentare dhe video të disa shërbimeve që ishin ofruar. Së shpejti, në kohën më të shkurtër të mundshme, do të mbajmë një konferencë për shtyp për të shpjeguar të gjitha informacionet që kemi në klub për të gjithë këtë çështje”, vazhdoi ai.

Ajo çfarë po bën Real Madridi aktualisht për Barcelonën, nuk ka ndodhur që nga ekzistimi i dy klubeve
Lexo po ashtu Ajo çfarë po bën Real Madridi aktualisht për Barcelonën, nuk ka ndodhur që nga ekzistimi i dy klubeve

Para se të fillonte një sulm të egër ndaj Tebas, duke pretenduar se ishte një hakmarrje personale kundër Barcelonës.

“Tebas ka treguar edhe një herë fytyrën e tij. Ata tashmë na thënë se ai po nxiste një fushatë kundër Barçës dhe meje. Maska tashmë është hequr sërish. Në karrierën e tij ai ka treguar tashmë prirjet e tij kundër Barcelonës, në vitin 2005 ai nuk donte më që Messi të luante për Barçën. Ai është i fiksuar pas Barçës. Nuk na fal faktin që nuk kemi nënshkruar marrëveshjen me CVC-në dhe që jemi në Superligë. Ai dëshiron që unë të pushoj së qeni president i Barçës. Nuk është rastësi që po ecim mirë tani”, ka shtuar më tej presidenti i Blaugranasëve.

Duket se beteja mes të dyve do të zgjasë për ca kohë. Tebas tha të hënën se Laporta duhet të japë dorëheqjen nëse nuk mund të japë një shpjegim për rastin “Negreira”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori