LAJMI I FUNDIT:

Osmani për modelet e BE-së për pakicat: Më i miri është ai që ka aktualisht Kosova

Osmani për modelet e BE-së për pakicat: Më i miri është ai që ka aktualisht Kosova

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi këtë të martë se i kanë analizuar 15 modelet evropiane të Bashkimit Evropian për të drejtat e pakicave në Kosovë. Megjithatë sipas saj, modeli që ka aktualisht Kosova është më i miri.

Në një deklarim për media, ajo tha se Kosova është e gatshme t’i diskutojë elementet evropiane, por jo që shkelin Kushtetutën e vendit.

Modelet e përmendura për Asociacionin
Lexo po ashtu Modelet e përmendura për Asociacionin

“Modelet të cilat janë prezantuar, të 15-tat nuk kanë të bëjnë me asociacione. Janë modele për të drejtat e pakicave. Në disa modele ka më pak të drejta se sa që Kosova aktualisht u jep pakicave, I kemi analizuar këto modele, por sërish do të thoja se modeli më i mirë se ato 15 është ai që ka aktualisht Kosova”.


“Megjithatë, ne jemi aty për të diskutuar elementet e tilla në mënyrë që në Kosovë të kemi gjithëpërfshirje dhe diversitet të vazhdueshëm”, u shpreh Osmani para gazetarëve.

Ajo foli edhe për takimin e 18 marsit që do të mbahet në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Osmani tha se nuk pret që Serbia të ndryshojë në dialogun me Kosovën, pasi sipas saj, ajo kontribut të vetëm në këtë proces e ka pasur vënien e pengesave.

Presidentja tutje deklaroi se pret që faktori ndërkombëtar të bëjë presion mbi Serbinë, që ta bindë se “takimi i Ohrit është jashtëzakonisht i rëndësishëm e që nëpërmjet kësaj marrëveshje të zgjidhen shumë çështje që hapin rrugë drejt njohjes reciproke”.

“Pritjet tona janë që natyrisht ky do të jetë një takim ku Kosova do të angazhohet më shumë, ku do të jap komentet e veta, propozimet e veta, gjithsecila prej tyre kontribuon për paqen në rajon”, tha ajo, pas edicionit të dhjetë të Javës së Gruas.

“Këto pritje janë pritje që varen nga ne. Unë nuk mund të tregoj se si mund të sillet Serbia sepse deri sot ata nuk kanë dhënë ndonjë një kontribut, qoftë për arritje të marrëveshjes, qoftë për stabilitet e paqe në rajon. Presidenti serb jep sinjale që ata nuk ka ndryshuar dhe nuk e kanë ndërmend të ndryshojnë. Kontributi i tyre i vetëm në proces ka qenë obstruksioni dhe kjo nuk është as gjë e re, kjo ka ngjarë në këto 12 vite të dialogut”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori