LAJMI I FUNDIT:

I porsakthyer nga lëndimi, Pogba rrezikon të mungojë sërish për disa javë

I porsakthyer nga lëndimi, Pogba rrezikon të mungojë sërish për disa javë
(Foto: Getty Images)

Paul Pogba mungoi në fitoren e Juventusit ndaj Sampdorias për shkak të lëndimit dhe tash ekziston frika për mungesë afatgjate për disa javë.

Rikthimi i 29-vjeçarit në Torino nuk ka shkuar aspak sipas planit, pasi ka munguar në 34 nga 37 ndeshjet e zhvilluara të Bianconerëve në të gjitha garat këtë sezon.


Një lëndim serioz i gjurit dhe ndërhyrja rezultuese kirurgjike bënë që francezi të mos luante në gjashtë muajt e kaluar dhe durimi ka nisur të venitet te Zonja e Vjetër.

Pogba më në fund ndihet sërish futbollist: Luan ndeshjen e parë pas 297 ditësh me Juventusin
Lexo po ashtu Pogba më në fund ndihet sërish futbollist: Luan ndeshjen e parë pas 297 ditësh me Juventusin

Sjellja e mesfushorit jashtë fushe i ka hidhëruar akoma më shumë tifozët e Juves, pasi ai kishte skijuar gjatë pushimit dimëror, ashtu që mbështetësit e klubit besojnë se lojtari nuk po i merr gjërat seriozisht.

Mungesa e Pogbas ndaj Sampdorias – sipas La Gazzetta dello Sport – ishte për shkak të një problemi muskulor dhe tash ekziston frika për një tendosje të muskulit aduktor, gjë që do ta linte jashtë fushe për afro një muaj.

Allegri thyen heshtjen dhe tregon arsyen pse e përjashtoi Pogban nga skuadra
Lexo po ashtu Allegri thyen heshtjen dhe tregon arsyen pse e përjashtoi Pogban nga skuadra

Juventusi tashmë është duke i shqyrtuar opsionet që ta nxjerrë në shitje në afatin e ardhshëm kalimtar.

Pogba ka kontratë me bardhezinjtë deri në qershor 2026 dhe përfiton rreth 10 milionë euro neto (tetë milionë euro pagë fikse dhe dy milionë të tjera në formë shtesash). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi

“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi

Premier League
Mbappe i dërgoi një mesazh të fuqishëm presidentit të PSG-së pas përplasjes së ashpër

Mbappe i dërgoi një mesazh të fuqishëm presidentit të PSG-së pas përplasjes së ashpër

Ligue 1
PSG nuk humbë kohë - gjen zëvendësuesin e Mbappes

PSG nuk humbë kohë - gjen zëvendësuesin e Mbappes

Ligue 1
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?

Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?

Bundesliga
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli

Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli

Ligat tjera
Kalo në kategori