LAJMI I FUNDIT:

‘Bomba’ e PSG-së në verë: Haaland dhe dy yje të tjerë në Parc des Princes

‘Bomba’ e PSG-së në verë: Haaland dhe dy yje të tjerë në Parc des Princes

Paris Saint-Germain iu dha një goditje e rëndë të mërkurën e javës së kaluar, kur u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Bayern Munich.

Thashethemet filluan pas humbjes së tyre 2-0 në Mynih në lidhje me të ardhmen e superyjeve si Kylian Mbappe , Lionel Messi dhe Neymar.


Ndërkohë, Erling Haaland është lidhur me një kalim te kampioni në fuqi i Ligue 1.

PSG ia ofron Newcastles shërbimet e Neymarit
Lexo po ashtu PSG ia ofron Newcastles shërbimet e Neymarit

Sipas La Razon, në Paris ata kanë filluar të ngopen me lëndimet e Neymarit dhe paraqitjet e fundit të Messit.

Ata besojnë se largimet e mundshme të dy yjeve të PSG-së mund të jenë zgjidhja më e mirë për klubin, i cili po përgatit ndryshime të mëdha në verë.

Mediat franceze kanë raportuar se PSG dëshiron të marrë Haalandin, në përpjekjen e tyre për të krijuar një partneritet të frikshëm sulmues me Mbappen.

I kërkoi fanellën Messit në fund të ndeshjes Bayern-PSG, por nuk e mori - Musiala zbulon se çfarë ndodhi
Lexo po ashtu I kërkoi fanellën Messit në fund të ndeshjes Bayern-PSG, por nuk e mori - Musiala zbulon se çfarë ndodhi

PSG-ja do të ishte e interesuar të aktivizonte klauzolën e norvegjezit, e cila vlerësohet në 200 milionë euro dhe ata mund ta kompensojnë duke larguar Neymarin dhe Messin.

Kështu e bëri të ditur edhe Daniel Riolo në Radio Monte Carlo (RMC).

Ndërkohë, L’Equipe ka raportuar se drejtori sportiv Luis Campos ka vendosur në radarin e tij mesfushorin e Manchester Cityt, Bernardo Silva, sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen dhe sulmuesin e Benficas, Goncalo Ramos .

Paris Saint-Germain hyn në garë për transferimin e Osimhen
Lexo po ashtu Paris Saint-Germain hyn në garë për transferimin e Osimhen

Nëse Haaland transferohet në Paris, Messi ose Neymar në mënyrë të pashmangshme do të duhet të largohen pasi PSG-së do t’i duhet të ketë kujdes me Fair Play-in Financiar.

Sipas Le Parisien, paga e ekipit është afër 700 milionë euro – më e larta në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori