Në mungesë të të akuzuarve Dardan Molliqaj, Agron Kabashi, Egzon Ademi, Pajtim Demaj, Frashër Krasniqi dhe Nol Nushi, ka dështuar të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj tyre dhe ministrit Xhelal Sveçla, Arsim Maqastena, Pajtim Havollit, Afrim Hoxhës, të cilët akuzohen për veprime të dhunshme në protestën e 2013-ës. Ndaj gjashtë të akuzuarve që munguan është lëshuar urdhëresë më 1 mars 2023 për sjellje me detyrim.
Prezent në këtë seancë, ishin të akuzuarit: Xhelal Sveçla, me mbrojtësin e tij, avokatin Emin Zariqi, Arsim Maqasten me mbrojtësen, avokaten Ardita Ismailin, Pajtim Havolli me mbrojtësen, avokaten Edona Vuçitërna dhe Afrim Hoxha me mbrojtësin e tij, avokatin Faton Bërbatovci, të gjithë këta mbrojtës, të caktuar sipas detyrës zyrtare.
Lidhur me caktimin e mbrojtësit sipas detyrës zyrtare, i akuzuari Sveçla tha se nuk i nevojitet mbrojtës, pasi që deklarohet i pafajshëm.
“Meqenëse deklarohem i pafajshëm, s’kam nevojë për mbrojtës”, tha Sveçla.
Por, gjykatësi Eroll Gashi tha se me ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale, parashihet mbrojtja, e detyrueshme për këtë lloj të veprave penale.
Pasi që të akuzuarit e pranishëm në seancë u pyetën nga gjykatësi Gashi lidhur me veçimin e procedurës penale, të njëjtit njëzëri deklaruan që nuk pajtohen me veçim të procedurës dhe kërkuan shtyrjen e seancës fillestare për një datë tjetër.
Ndërkaq, prokurori Besart Mustafa tha se mbetet në diskrecion të gjykatës të vendos lidhur me veçimin e procedurës penale për të akuzuarit prezent.
Më pas, gjykatësi Gashi mori aktvendim dhe shqyrtimin fillestar e ndërpreu duke e caktuar të radhës për 29 mars 2023.
Lidhur me të akuzuarit që munguan: Dardan Molliqaj, Agron Kabashi, Egzon Ademi, Pajtim Demaj, Frashër Krasniqi dhe Nol Nushi, gjykatësi Gashi njoftoi se ndaj tyre është lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim më 1 mars 2023.
Sipas gjykatësi Gashi, për të akuzuarit Molliqaj, Kabashi, Krasniqi dhe Nushi, Policia e Kosovës ka njoftuar Gjykatën se të njëjtit nuk janë gjetur në adresat e shënuara sipas urdhëresës për sjellje me detyrim, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Ndërkaq, shtoi se i akuzuari Pajtim Demaj e kishte njoftuar gjykatën paraprakisht se për shkak të një rasti urgjent familjar, nuk mund të jetë i pranishëm në këtë shqyrtim fillestar.
Kurse, për të akuzuarin Egzon Ademi, gjykatësi Gashi tha se nuk ka marrë një njoftim nga Policia e Kosovës pse nuk është zbatuar urdhri për sjellje me detyrim në Gjykatë.
“Për ata që nuk kanë prezentu, për disa Policia nuk ka sjellë njoftime, i pranojmë sigurisht ma vonë dhe do të shofim se çka do të marrim dhe për gjithë secilin kuptohet për ata që nuk kanë ardhur sot do të lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim”, tha gjykatësi Gashi.
Asnjëri nga të akuzuarit dhe të gjithë avokatët prezentë nuk respektuan Gjykatën duke mos u ngritur në këmbë pasi që i jepej fjala gjithsecilit për deklarim nga gjykatësi Gashi.
Ndryshe, në këtë rast të akuzuar ishin edhe Sami Avdiu, Besnik Qelaj dhe Bekim Shkodra, mirëpo gjykata kishte veçuar procedurën penale ndaj tyre.
Ndaj Besnik Qelajt dhe Bekim Shkodrës ishte bërë edhe shpallja e aktgjykimit më 2 gusht 2022, duke u dënuar me 1 vit e gjysmë burgim me kusht për veprën penale “ Pjesmarrje në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm”.
Ndërkaq, për të akuzuarin Sami Avdiu, për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizmi” dhe për të akuzuarin Bekim Shkodra për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, do të mbahet gjykim i veçantë.
Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e ngritur në mars të vitit 2014, rezulton se të akuzuar për këtë vepër penale krahas ministri Sveçla janë edhe Dardan Molliqaj, Arsim Maqastena, Pajtim Havolli, Agron Kabashi, Egzon Azemi, Pajtim Demaj, Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Bekim Shkodra, Afrim Hoxha, Sami Avdiu dhe Besnik Qelaj.
Sipas aktakuzës, në protestën e organizuar më 27 qershor 2013, kundër ratifikimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të akuzuarit kanë hedhur gurë, ngjyrë, sfera qelqi, shishe e mjete piroteknike kundrejt disa zyrtarëve policorë, ku si pasojë lëndime të lehta kanë pësuar katër policë dhe janë dëmtuar katër vetura zyrtare.
I akuzuari Bekim Shkodra po akuzohet edhe për veprën penale të sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas aktakuzës së ngritur më 14 mars 2014, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Dardan Molliqaj, Arsim Maqastena, Pajtim Havolli, Agron Kabashi, Egzon Azemi, Pajtim Demaj, Xhelal Sveçla, Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Bekim Shkodra, Afrim Hoxha, Sami Avdiu dhe Besnik Qelaj thuhet se më 27 qershor 2013 në rrugën “Nëna Terezë” në Prishtinë, gjatë protestës me qëllim të dëmtimit të personave zyrtarë-pjesëtarëve të Policisë së Kosovës kanë kryer veprime të dhunshme huligane.
Gjithnjë sipas kësaj aktakuze, Sveçla dhe të akuzuarit e tjerë ngarkohen se gjatë kësaj proteste kanë hedhur gurë, ngjyrë, sfera të qelqit, shishe, mjete piroteknike në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë e këtyre veprimeve, lëndime të lehta trupore kanë pësuar policët-të dëmtuarit Rifat Geci, Halil Syla, Agim Xheli dhe Bashkim Hyseni.
Sipas prokurorisë, gjatë kësaj proteste janë shkaktuar edhe dëme materiale ku janë dëmtuar uniformat dhe pajisjet zyrtare të zyrtarëve policorë gjatë ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike e po ashtu i kanë dëmtuar dy vetura, pronë e Qeverisë së Kosovës dhe dy vetura pronë të Policisë së Kosovës, duke shkaktuar kështu pasoja të rënda.
Me këto veprime, prokuroria i ngarkon të akuzuarit se secili veç e veç ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizmi” nga neni 412, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 4 të Kodit Penal, vepër kjo për të cilën dënimi parashihet me dënimi me gjobë prej 200 deri 10 mijë euro për huliganizëm me pasoja të vogla ose me burgim deri në pesë 5 vjet burgim për huliganizëm me pasoja të rënda.
Ndërsa dispozitivi i dytë i kësaj aktakuze, Bekim Shkodrën e ngarkon edhe për veprën penale të “Sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” nga neni 410, paragrafi 2 të Kodit Penal, vepër kjo për të cilën kryesi dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje