LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, lirohen dhe ngrijnë çmimet e makaronave dhe qumështit

Maqedoni, lirohen dhe ngrijnë çmimet e makaronave dhe qumështit
(Foto: Eat This, Not That)

Prej nesër do të lirohen dhe do të ngrijnë çmimet e makaronave dhe bulmetit, paralajmëroi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi pas analizave të bëra paraprakisht për këtë hap dhe pas bisedimeve me importuesit dhe prodhuesit të cilëve u dha afat deri nesër që vetë t’i ulin çmimet. Bekteshi paralajmëroi se edhe në periudhën në vijim do të vazhdojnë analizat që të shihet nëse mund të ulen çmimet edhe të produkteve të tjera.

“Qytetarët të mos shqetësohen, çmimet do të ulen, jo vetëm të këtyre produkteve, ne do të vazhdojmë me analizat për të gjitha produktet për të parë se ku ka përfitim apo marzhë më të lartë krahasuar me marzhat e rregullta, që do të thotë se mbi 10% do të lirohen makaronat, për bulmetin do të shohim nesër, për shkak se po e shoh se edhe vetë ata i ulin çmimet. I thërras që deri nesër të veprojnë ashtu siç vepruan tashmë disa kompani”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Sa i përket padisë së paralajmëruar penale nga industria e furrave, Bekteshi me ironi pyeti se me çfarë ka të bëjë padia, nëse me vendimin e qeverisë ose se furrat punojnë kundër dispozitave ligjore.


“Do të na padisin për vendimin ose për shkak se kanë bërë shkelje sipas ligjit për…. Pra, unë prisja, të jem i sinqertë, dy padi penale nga Shoqata e mullinjve. Një padi për shkak se u dënuan dhe tani të ankohen. E dyta, vetëm për ta maskuar atë që e bënë, kështu që le të na padisin lirisht, unë po i thërras që të padisin”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Pas vendimit të Qeverisë për ngrirjen e çmimit të bukës në 33 denarë, bukëpjekësit reaguan se hapi është jokushtetues dhe se humbja e tyre deri më 31 maj do të arrijë mbi 4,5 milionë euro. Paralajmëruan se betejën do ta vazhdojnë në gjykatë ku do të kërkojnë dëmshpërblim për dëmin./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori