LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Nëse Qeveria nuk reflekton, ky do të jetë vit i kapitullimit ekonomik

Tahiri: Nëse Qeveria nuk reflekton, ky do të jetë vit i kapitullimit ekonomik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në seancën e Kuvendit të enjten ka kritikuar Qeverinë për neglizhencë të ekonomisë së vendit.

Sipas tij, ekzekutivi ka rënë në kurthin e dialogut dhe në neglizhencën totale të ekonomisë, mirëqenies dhe gjendjes sociale.


“Shumë politike e pak ekonomi. Pak jetë, shumë politikë. Është e papranueshme që i gjithë diskursi publik dhe vendimet në Qeveri të lidhen me politikën dhe temat e larta dhe asnjë veprim serioz të mos jetë në dobi të qytetarët”, ka thënë Tahiri para deputetëve.

Tutje, ai është shprehur se politika është kthyer në qëllim në vete të Qeverisë.

“Nëse i shohim trendet globale të botës, shohim se inflacioni ka rënë vetëm në Kosovë është rritur. Për çudi, çmimet e derivateve kanë rënë dhe produktiviteti i ekonomisë është në rënie. Kjo si pasojë e neglizhencës totale të ekonomisë nga Qeveria. Bizneset dhe ekonomia janë buzë kolapsit”.

“Njerëzit që punojnë në sektorin privat por edhe publik janë bërë rast social sepse nuk ka as ngritje të pagave dhe asnjë element që e forcon ekonominë. E ekonomia e bën jetën, por kjo Qeveri e ka kthyer në mjet të vetin vetëm diskutimin politik”, ka shtuar Tahiri.

Në fund, ai ka deklaruar se nëse Qeveria nuk reflekton, “ju them me bindje të plotë se ky do të jetë vit i kapitullimit ekonomik”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Edil Project
Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Ekonomi
EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Bajrami i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Koncentrohuni, pas tri viteve s'keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh

Bajrami i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Koncentrohuni, pas tri viteve s'keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh

Ekonomi
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

PwC Albania and Kosovo
Kalo në kategori